Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Faturimi i ujit, 200 mijë abonentë vazhdojnë të paguajnë aforfe

Faturimi aforfe i ujit vazhdon të jetë prezent si tek familjarët dhe tek sektoret shtetëror e bizneset duke kapur një shifer prej 200 mijë abonentësh. Sipas ERRU-së për vitin 2019 janë instaluar 50 mijë matësa të rinj, ndërkohë që nëse ecet me këto ritme  faturimi aforfe do të marre fund në vitin 2022.

Pavarësisht përpjekjeve për të minimizuar humbjen në rrjet të ujit të pijshëm si dhe plotësimin me matësa të abonentëve familjare dhe privat, problematika vazhdon të jetë e pranishme dhe në shifra të larta. Sipas të dhënave zyrtare të Entit rregullator faturimi aforfe i ujit vazhdon të bëhet për rreth 200 mijë klientë.

Disa muaj ata paguajnë sipas një tarife standard ndërkohë që në realitet duhet të paguajnë aq sa konsumojnë . Vit pas viti bëhen përpjekje për të rritur numrin e matsave që  instalohen, por  sipas të dhënave për vitin që kalojë janë instaluar rreth 50  mijë të tillë.  Ritmet e punës tregojnë se faturmi aforfe pritet të marre fund në vitin 2022.

Ndërkohe ERRU vlerëson në raportin e saj vjetor se niveli i matjes për vitin 2019 është përmirësuar 3.5 % në krahasim me vitin 2018.  Në sektor ende raportohen 199,543 klientë pa matësa nga të cilët 8,201 janë të kategorisë jo familjarë.

Konstatohet se pothuajse të gjitha shoqëritë e kanë përmirësuar këtë tregues, ndërkohë që vetëm UK Devoll ka mundur të ketë 100% shërbimin e matur.

Sa i takon aspektit financiar që ka pasur instalimi i matësve të rinj të ujit Enti vlerëson se një pjesë e të ardhurave të ujësjellësve kanë rënë pikërisht për këtë arsye pasi faturimi aforfe të paktën për familjarët ka pasur një kosto më të lartë për ta ndërsa vendosja e matësit ka bërë që fatura e tyre të jetë më e ulët. Kjo rrjedhimisht është reflektuar edhe tek të ardhurat e ujësjellësve.

“Rritja e volumit të ujit të faturuar duhet të ishte më e konsiderueshme, por në rritjen minimalë të saj ka influencuar instalimi i 50 mijë matësave të cilat ulin konsumin mesatar, mesatarisht për familje me 4 persona nga 18 m3/muaj që presupozon faturimi aforfe, në rreth 12m3 në muaj për familje në faturimin me matje. Shoqëritë me performancë të dobët të këtij treguesi paraqiten UK Berat Kuçovë, Cërrik, Durrës Fier dhe Vlorë”, thuhet në raport.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *