Është zbardhur kërkesa e Izet Haxhisë në lidhje me përjashtimin e trupës gjykuese, pas vendimit të Apelit për rifillimin nga e para të procesit gjyqësor. Argumentet e përdorura nga avokatët e Haxhisë janë si më poshtë:
- Gjykata rrëzoi kërkesën për zëvendësim mase.
- Në gjykatë ka ende gjyqtarë që kanë qenë në treshe gjykimi që kanë kërkuar heqje lirie me 25 vjet për Izet Haxhinë.
Ka qenë gjyqtare Fatmira Hajdari, e cila i ka shok e miqë.
- Kjo trup gjyqësore është caktuar kur ka qenë kryetare Enkeledi Hajro, e cila rezulton se ka qenë avokate e shtetit kundër procesit Izet Haxhia në Stasburg.
- Gjyqtarët nuk mund të shprehen pasi është e njëjta trup që ka dhënë vendimin e parë që u rrëzua, njëri nga anëtarët.
- Asnjë prej anëtarëve nuk ka kaluar vettingun.
- Për të gjitha këto arsye e argumenta nuk mundet që të vijoj gjykimi me këtë trup për një proces të përmasave të tilla që ndan dy epoka, padrejtësinë dhe drejtësinë.
Në këto kushte, avokatët e Izet Haxhisë kërkojnë që të caktojmë një tjetër trup gjykues nga KLGJ.