Analisti Fatmir Merkoçi ishte i ftuar në “Fax News” ku foli për anulimin e takimit Kosovë-Serbi në Uashington duke thënë se e parashikoi në një shkrim të botuar para nisjes së Thaçit se nuk do të zhvillohej mbledhja e 27 qershorit. Merkoçi bëri një deklaratë të fòrtë duke thënë se do të rrèzohet sërish qeveria e Kosovës dhe kjo do të ndodhë para dorëzimit të Thaçit në Hagë.
“Jemi në planin e hipotezës pasi nuk dihet ende për çfarë është ákuza, por ajo që mua më vjen keq ta them është që vetë Thaçi kërkon ta inkríminojë ushtrinë në këtë ákuzë dhe do të luajë të gjithë gurët për të mos dhënë dorëheqjen. Ajo që do të jetë fátale për Kosovën, që unë e kam një ndjesi timen, them që qeveria e sapo krijuar e Kosovës do të rrèzohet. Pra do arrijë deri aty sa të krijohet një kauzë institucionale dhe them se do rrèzohet qeveria e Kosovës para se të dorëzohet Thaçi”, tha Merkoçi.
Nuk la pa përmendur Vjosa Osmanin duke thënë se i takonte të udhëhiqte delegacionin dhe të zhvillonte patjetër takimin në Amerikë me palën serbe.
“Pjesa e dytë i mbeti Vjosa Osmanit si kryetare e Kuvendit që ta udhëhiqte delegacionin në momentin që kryetari nuk është. Numri 2 i shtetit i bie që të jetë kryetari i Kuvendit dhe mund e duhet të bëhej me patjetër takimi në Uashington pa asnjë mëdyshje duke llogaritur edhe ndihmën e madhe që ShBA kanë dhënë qoftë në Çlirimin e Kosovës, organizimin e shtetit apo drejtësinë kosovare ku kanë marrë shumë nga ShBA në të gjithë ndërtimin e gjyqësorit.
Është për të ardhur keq përse politikanët e Kosovës e bënë kaq trágjike. Ishte thjesht një lojë që e luajti Europa. Kjo mund të dilte edhe pas takimit të Thaçit dhe kryeministrit në Amerikë”, tha Merkoçi.(A.M/Faxweb.al)