AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Fati tragjik i nënës/ Po dërgonte djalin në spital, tjetri i vdes në aksident

Një nëne shtatzënë i është thyer zemra në momentin që mësoi se djali i saj ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik, teksa ajo ishte rrugës për në spital me djalin e saj më të madh, që gjithashtu kishte pësuar aksident.

Kellie Simpson nga Brisbane e Australisë ishte duke e dërguar në spital djalin e saj 15 vjeçar Baiely, ndërkohë që  merr lajmin tronditës se djali i saj Liam ishte aksidentuar dhe si pasojë kishte vdekur, në momentin që po kthehej nga shkolla për në shtëpi. Vëllezërit u përfshinë në dy aksidente të ndryshme të ndodhura vetëm disa kilometra larg njëra-tjetrës më 21 shkurt, duke e lënë të tërë familjen të pikëlluar, shkruan Daily Mail.

“Liam ishte duke udhëtuar me motorin e tij tip “Skuter” në momentin që është aksidentuar pranë Bulevardin Sinnathamby në Ipsëich rreth orës 3.25 të mëngjesit (sipas orës lokale) dhe u përplas me një makinë duke pësuar vdekje të menjëhershme”, njoftoi policia. Ndërkohë nëna e fëmijëve ka postuar një foto të familjes në llogarinë e saj në Facebook duke bashkëngjitur mbishkrimin: “Ne ju duam shumë. Zemrat tona janë të shkatërruar tashmë”, shkroi gruaja.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *