Elvis Presley do të vijë pranë fansave, jo në sajë të muzikës të tij rock. Në një ankand në Los Angeles do të përfshihen gjëra të ndryshme të ikonës së shekullit XX.
Si një adhurues motoçikletash, Presley kishte një motor tip Harley Davidson, që duket se do të jetë pjesë e ankandit.
Në disa role filmash, Presley ka skena pikërisht me këtë motor. Organizatorja e ankandit, Brigitte Kruse mendon se motoçikleta mund të shitet për 300 mijë deri në 350 mijë dollarë.
Në ankand do të jetë edhe unaza prej floriri dhe diamant e Presley-t, që pritet të shitet më shumë se 500 mijë dollarë. “Diamanti është 7 karat e gjysmë, ndërsa unaza përbëhet nga flori 14 karatësh”- thotë Kruse.
Gjithashtu do të përfshihen një sërë regjistrimesh të festivalit të Udstok në vitin 1969, të cilat nuk kanë dalë asnjëherë në treg.