Familjarët e viktimave që humbin jetën nga COVID-19, përveçse duhet të përballojnë dhimbjen e humbjes të së dashurve, u duhet të enden edhe dyerve të policë për të gjetur sendet personale të të afërmve të tyre. Fax Neës, ka mësuar se vetëm gjatë kësaj jave në polici janë regjistruar të paktën tri denoncime për humbje sendesh në spitalet ku po trajtohen pacientë të infektuar me koronavirus. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se për dy raste, denoncimet janë bërë për humbje të telefonave, ndërsa një i tretë për humbje të sendeve personale, mes të cilave edhe karta bankare.
Sipas informacioneve, mësohet se një nga kallëzimet është bërë në komisariatin numër 1, ku motra ka kërkuar gjetjen e telefonit të vëllait të saj, i cili kish humbur betejën me Covid-19. Në kallëzimin që ajo ka bërë pranë komisariatit, është shprehur se kërkon ndihmën e autoriteteve për gjetjen e telefonit të vëllait, pasi në të ka pasur foto, video e kujtime të shumta të të ndjerit. Edhe denoncimi tjetër ka të bëjë po me humbjen e një telefoni. Pretendimet e kallëzuesit janë po të njëjtat, se në telefonin e humbur ndodhen shumë kujtime të viktimës.
Denoncimi i rradhës në policisë e kryeqytetit ka mbërritur rreth tri ditë më parë, ku një grua është paraqitur në polici dhe ka denoncuar humbjen e sendeve personale të bashkëshortit të saj, mes të cilave kishte edhe karta banke. Pas marrjes së kallëzimeve, autoritetet kanë nisur verifikimin e procedurave që ndiqen nga Spitalet për ruajtjen e sendeve personale të pacientëve dhe më pas të dalin në një konkluzion përfundimtar për humbjen e këtyre sendeve personale që humbin jetën në spitalet COVID.
Kujtojmë se pacientët që trajtohen në 3 spitalet COVID-it, sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, atyre u ndalohet që të përdorin aparate celularë brenda këtyre ambienteve. Të gjithë pacientet që paraqiten me telefonë, i merret nga ana e stafit mjekësor dhe u kthehet kur ata lënë ambientet e spitalit. Por, nuk mungojnë rastet edhe kur sendet personale të tyre humbasin, e nuk gjenden më, kjo edhe për shkak të kausit dhe mbipopullimit të spitaleve me të infektuar