Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Një heroi nuk duhet t’i fshihet emri”, xhaxhai i Arjan Salës apelon për ndihmë: Nipi im është bllokuar, të gjejmë diçka nga trupi i tij

Familjarët e Arjan Salës kanë apeluar për ndihmë mbrëmjen e sotme për gjetjen e trupit të Arjan Salës, i cili prej 3 ditësh është i bllokuar në magazinën e djegur në Tiranë.

Xhaxhai i të riut bëri thirrje të gjithë personave që dinë si të realizojnë operacione kërkim-shpëtimi të vijën që nesër të ndihmojnë për të gjetur të paktën disa kocka të nipit të tij.

Duke folur mbrëmjen e sotme nga vendngjarja, apeli për ndihmë i xhaxhait iu drejtua edhe kryeministrit, presidentit, ministrave, deputetetë që të bëjnë diccka për nipin e tij, që ai e quan një hero.

“Mirëmbrëma i nderuar kryeministër i Shqipërisë, president, deputetë, ministra dhe drejtorë, ju lutem të gjithë krahëve politikë na vini në dispozion pak minuta nga koha juaj. Nipi im, djali i vëllait është bllokuar në magazinë. Që në fillim operacionin për nxjerrjen e tij u nis gabim. Paradite sot zjarri është shuar. Temperatura në katin e nëndheshëm është ulur ndjeshëm. Ju bëj thirrje publike  të gjithë shqiptarëve që kanë humbur fëmijët e tyre të na përkrahin, të vijnë të qëndrojnë me ne këtu.  Rezultat mbi trupin, eshtrat e nipit tim nuk ka.

Tani dhe mbrapa duhen kërkime të specializuara, nuk duhen kërkime nga njerëz jo profesionistë. Nëse ka njerëz në mënyrë vullnetare që e kanë idenë si bëhen kërkime, të vijnë dhe të japin ndihmesën e tyre. Të gjejnë diçka nga trupi i Janit. Do të vazhdojmë derisa të kemi diçka nga trupi i Janit. Ai ra hero se nxori gjallë disa njerëz dhe sakrifikoi veten. Një heroi të heshtur nuk duhet ti fshihet emri. Kërkoj ndihmë publike nga të gjithë. Ju mirëpresim që nga dita e nesërme në mëngjes, ju lutem mos e neglizhoni thirrjen time”, tha xhaxhai i Arjan Sales.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.