Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Një veshkë të kisha do ja jepja”, rrëfimi mes lotësh i prindit të dy fëmijëve të shtruar në QSUT: Djalin kërkuan ta nxjerrin me polici nga Pediatria, nuk u përcaktojnë sëmundjen

Lulzim Miraka babai i dy fëmijëve ,13 dhe 15 vjeç prej më shumë se 10 muajsh po vuan dyerve të spitalit të QSUT-së, me dy fëmijët e tij të mitur, pasi janë diagnostikuar me një sëmundje në veshka dhe duhet të kryejnë transplant.

Miraka tha për mikrofonin e Fax News se ai ka shkuar në spital që në janar pasi kishte vajzën sëmurë me probleme me veshkën, ndërkohë që shton se çdo gjë nisi si anemi për sëmundjen e saj. Pasi është shtruar mjekët i kanë thënë që të futet në terapi dhe menjëherë në dializë.

Sipas tij pas kësaj vajza nuk ka pasur asnjë përmirësim dhe me datën 24 janar ka lënë spitalin, por është kthyer sërish me datën 2 shkurt, ndërkohë që shton se nuk kishte para për të paguar kurimin.

Po ashtu mjekët kanë kërkuar që ti bëhen analizat edhe atij, bashkëshortes si dhe djalit, pasi kanë dyshuar se sëmundja është genetike.

Pasi janë bërë analizat, Miraka shprehet i habitur që i kanë kërkuar që të shtrohet edhe djali në spital, ndërkohë që mjekët nuk i gjenin dot shpjegim për sëmundjen, që mjekët i thonë se është e ‘rrallë’.

Miraka thotë se me 6 gusht është shtruar me dy fëmijët dhe bashkëshorten, ndërkohë që mjekët i kanë bërë me dije se vajza ka nevojë urgjente për transplant veshke. Ai tregon se ka kryer të gjitha procedurat për të kryer transplantin në spitalin privat dhe se veshkën do t’ja dhurojë mamaja.

Po ashtu edhe për djalin i është thënë që duhet të kryejë transplant për veshkën, por ai mbetet ende i paqartë se nga se vuajnë fëmijët e tij, duke shtuar se ato mund të kurohen.

Sakaq tashmë prej disa ditësh mjeku i kërkon Lulzimit të largohet nga spitali bashkë me djalin. Për djalin i thuhet se ka probleme, por do të kryhet më vonë ndërhyrja.

Djali po ashtu konfirmon për Fax News se i është thënë se do të ndërhyjë dhe policia për ta nxjërrë nga spitali.

Po bëj 30 ditë që nuk marr ilaçe. Nuk kam bërë analiza. Vetëm çfarë bëj për të shikuar këto të gjakut. Jam në një dhomë me motrën. Nuk është dhe aq mirë. Dil më thanë se do të vijë policia, duhet të dalësh nga spitali”.- rrëfeu djali.

Miraka bën thirrje që ti bëjnë letrat edhe për djalin për transplant nëse duan ta nxjerrin nga spitali, duke shtuar po ashtu se ai beson se për fëmijët e tij gjendet kura, ndoshta jo këtu por në një vend tjetër.

“Në 2 shkurt u bëra analizat dhe më kërkuan që t’i shtroj. Mjekët më thanë që ti shtroj në spital. Po diskutonim me doktorin dhe thamë mos ishte genetike. Në 6 gusht jam shtruar me të dy fëmijët këtu në Tiranë tek Pediatria.

Sipas mjekëve vajza kishte probleme me veshkët dhe më thanë të futet në terapi për dializën. Më thanë që vajza duhet të kalojë për dializë, por vajza u përkeqësua.

Po dializa e ka shkatërruar më shumë, jo se e ka përmirësuar. Më bënë edhe letrat gati për vajzën. Vajza kishte probleme me aneminë, pastaj nxorrën probleme me veshkën. Operacioni për vajzën do të bëhet në spital privat, për djalin më thanë do të kurohet për 10 ditë. Vajzës do t’ja japë nëna, ndërsa djalit do t’ja jap unë veshkën.

Datë ende nuk më kanë lënë. Me përafërsi brenda tetorit. Dolëm nga spitali me 24 janar u rikthyem në 2 shkurt. Po na mbajnë peng fëmijët në spital.

Më kanë thënë shiko në vend tjetër që ta kurosh. Refuzova terapinë se nuk kisha para që ta mbuloja. Unë nuk kam pse e fsheh mjekun. Ai ma ka kuruar,  të më bëjnë letrat e djalit për transplant. Dyshoj se për fëmijët e mi nuk është bërë kurimi i duhur. Unë nuk kam mundësi vet. Ndoshta jo këtu por bëhet jashtë vendit.

Kam pasur një konsultë çfarë ndodh me transplantin. Meqë ne nuk e gjejmë kurimin, do shkosh në transplant se nuk ke zgjidhje tjetër. Unë e kam fëmijë, do jap jetën për të edhe një veshke të kisha do ta jepja. Unë zgjidhje tjetër nuk kam. Mundësia ime është 0.

Po i them ministres të më ndihmojë se ende mendoj se fëmijët e mi kurohen. Rri përjashta vet sepse nuk më pranojnë. Fëmijët i kam brenda dhe po u them se lahen me ujë të ftohtë brenda në spital. Unë besoj se fëmijët e mi ende kurohen. Doktori më thotë është rasti i parë. Ende besoj se fëmijët e mi kurohen.”– tha Miraka për Fax News.(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *