AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Falsifikuan informacionet që i nisën OFL-së”, motra e Lulzim Berishës padit penalisht drejtorin e Kadastrës dhe…

Motra e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha ka paditur penalisht Drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, Artur Çobani  dhe Përgjegjësen e Sektorit të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Albana Gjoni ndërsa ka vënë në dijeni të këtij vendimi edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Padia është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ka të bëjë me regjistrimin e pasurive që sipas saj janë regjistruar në emër të vëllait, ndërsa informacionet që Kadastra ka dërguar pranë Policisë së Shtetit dhe OFL-së janë të pasakta dhe të falsifikuara.

Sipas Berishës, për këtë çështje ka vënë në dijeni edhe drejtorin e përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame, ndërsa hedh dyshime se ka edhe specialist të tjerë të përfshirë përveç emrave të mësipërm.

Sipas saj, Lame i ka premtuar kryerjen e të gjithë hetimeve të nevojshme administrative dhe të vërë përgjegjësisë ligjore përgjgjësit e këtij ‘megamashtrimi’ siç e quan ajo, duke shtuar se ka ngritur në këmbë shtetin dhe ka vënë në lëvizje instancat më të larta të tij duke shkuar deri në SPAK

Sipas Luljeta Berishës, justifikimi i përdorur nga Kadastra është qesharak në lidhje me veprimet e kryera në vitin 2004, duke argumentuar se me arrestimin e të vëllait, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, është vendosur sekuestro për të gjitha pasuritë e tij përfshirë edhe të asaj vetë. Më tej ajo tregon se me vendim të Gjykatës së Lartë, të vëllait iu konfiskuan përfundimisht të gjitha pronat, ndërsa të sajat iu liruan.

“Për çudi në këto kartela të volumeve përkatëse të ASHK nuk ka asnjë shënim të vetëm??? Si ka mundësi për të gjitha pasuritë e tjera në kartela kanë shënimet përkatëse, pikërisht ato që kanë pas ekzistuar që në 2004 vertetë kanë shënime përkatëse në seksionin E dhe D, ndërsa këto pasuri objekt i këtij kallëzimi jo”, shkruhet në kërkesë-padinë e motrës së Lulzim Berishës siguruar nga Fax News dhe Faxweb.al.

“Në këto kushte të dy zyrtarët e kallëzuar nga ana ime, në bashkëpunim kanë konsumuar element të veprës penale shpërdorim detyre të parashikuar në nenin 248 I k.p, si dhe falsifikim të dokumentave të  parashikuar nga neni 168 i K.P paragrafi i tretë”, shkruhet më tej në padinë penale që ajo ka bërë ndaj zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit.

Më tej ajo argumenton se, nga ky veprim ka pasur pasoja që e kanë rënduar në çdo aspekt ligjor duke e dëmtuar rëndë vijon ajo,  imazhin por edhe vazhdimin e detyrave të saj private.

“Vetëm pasi unë kam unë kam insistuar që për këto prona që ju keni vënë sikur janë pronat e mia duhet të më pajisni me certifikatë pronësie janë detyruar që me shkresën me nr 1346/1 të datës 5/2/2020 të përgënjeshtrojnë faktin”, shkruhet më tej në argumentet e padisë penale.

Sipas Berishës, pretendimi se gabimi i përket vitit 2004 nuk qëndron, pasi këto pasuri thekson ajo, nëse do të figuronin siç pretendojnë kallëzuesit do të ishin konfiskuar nga shteti me vendim Gj.K.Sh. në kartelat e pasurisë nuk ka asnjë shënim.

“Pra, në mënyrë të qëllimshme me keqdashje kanë falsifikuar dokumentacionin duke shpërdoruar detyrën”, shkruhet në kërkesë-padi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *