Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Falsifikimi i dokumentave, Gjykata pushon çështjen ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit

Gjykata ka marrë vendimin për pushimin e çështjes  në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për falsifikim dokumentash.

Mësohet se gjyqtari Lazër Sallaku ka marrë vendimin për pushimin e çështjes ndaj Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit.

I vetmi nga tre të akuzuarit që kanë marrë pjesë në seancën gjyqësore që ka përfunduar pak minuta më parë, ka qenë ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani.

Theksojmë se pushimi i çështjes ishte një nga kërkesat e avokatëve të Bashës Ivi Kaso dhe Eduard Halimi.

Lulzim Basha është marrë si i pandehur për falsifikim dokumentash, por ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në seancën e sotme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *