Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

”Falsifikim dokumentesh”, Llalla kërkoi heqjen e mandatit për dy kryebashkiakë (FORMULARËT NË KQZ TË TË DYVE)

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zbuluar sot në kuadër të zbatimit të ligji të dekriminalizimit Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar që t’u hiqet mandati kryetarëve dy të Bashkive në vend.

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe atë të Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Në fakt edhe më parë emrat e dy kryebashkiakëve ishin njoftuar se ishin në proces verifikimi.

Sipas Llallës rezulton se këta dy drejtues bashkish nuk kanë deklaruar dënime, të cilët mund t’u hiqnin atyre të drejtën për ushtrimin e profesionit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

Kryeprokurori tha se ndaj Tërmet Peçit dhe Adriatik Zotkajt, ka nisur tashmë procedimi për falsifikim dokumentesh.

“Dekriminalizimi duhet të zbatohet para fushatës zgjedhore të qershorit 2018”, tha Llalla.

Këto deklarata, Prokurori i Përgjithshëm i ka bërë nga Gjirokastra ku u mbajt analiza vjetore e Prokurorive. Në fjalën e tij, kryeprokurori Adriatik Llalla ngriti shqetësimin për fenomenin e kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër ai lëshoi një mesazh të qartë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, se sipas tij çdo zyrtar i inkriminuar do të goditet.

Nëse shohim formualarët e të dy kryebashkiakëve të dorëzuar pranë KQZ-së ata të dy e kanë konfirmuar që kanë qenë më parë të dënuar nga organet e hetimit. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1337″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *