AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Falimenton kompania e fluturimeve, 84 turistë mbeten të bllokuar në Rinas

84 turistë kanë mbetur të bllokuar një ditë më parë në Rinas pasi kompania e fluturimeve ‘Travel Albania’ ka falimentuar.

Ministria e Brendshme sllovake ka sjelle 3 avionë për të marrë pushuesit e saj. Agjensia TASR raporton se pushuesit janë bllokuar në Rinas.

“Në Tiranë, Shqipëri, aktualisht ka 84 shtetas sllovakë të cilët nuk mund që të kthehen në Sllovaki pas falimentimit të agjencisë së udhëtimit.” shkruan TASR.

“Ministri i Punëve të Brendshme u kontaktua me një kërkesë për ndihmë përmes kompanisë së sigurimit të shërbimit të asistencës, e cila në të njëjtën kohë  do të rimbursojë të gjitha shpenzimet e pushuesve transportuese”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Petar Lazarov.

Turistët është parashikuar që të ktheehen në vendin e tyre të mërkurën rreth orës 22:00.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *