Në statusin e fundit në Facebook të deputetit të PS-së, Florenc Spaho, është harruar një mesazh në kllapa shkruar nga personi që i ka hartuar fjalimin e postuar në rrjetin social.
“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”, ishte fjalia në kllapa që ishte harruar mes rreshtave të postimit të pedagogut, i cili falenderonte PS-në për besimin e dhënë për të kandidaur sërish në zonën e Elbasanit.
Spaho, i cili bën pjesë tek deputetët që flasin shumë rrallë në Kuvend, në CV e tij që gjendet në faqen e parlamentit, thuhet se është asistent Pedagog që prej vitit 2015.
Siç shihet në mesazhin e mëposhtëm, të cilin kandidati i PS e ka publikuar gabimisht në facebook, atij i tregohet se çfarë duhet të shkruajë.
Fillimisht, Spaho falenderon PS dhe Edi Ramën për besimin e dhënë, ndërsa më pas vijon me Taulant Ballën.
(E.H/Faxweb.al)