Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Faleminderit që gjetët vend në këto momente të vështira”, Meta dhe Basha për vendimin e BE: Tani është në dorën tonë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë sot dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në ndërsa vendimi është marrë nga ministrat e jashtëm të unionit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kreu i Shtetit, Ilir Meta i cili përshëndet vendimin duke pohuar se konfirmoi qartë perspektivën europiane të vendit tonë.

Meta falenderon  gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues që sipas tij, gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!.
Në fund President bën apel se asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve

“Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!
Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! 🇦🇱🤝🇪🇺”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Menjëherë sapo Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha ka hedhur një postim në  Twitter, krahas mesazhit të komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Basha shkruan:

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre.”

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka përshëndetur vendimin duke e kosnideruar si një lajm  shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kryemadhi shkruan se tashmë duhet të vazhdojë puna për plotësimin e kushteve paralelisht me masat dhe menaxhimin e situatës për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga koronavirusi.

“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira. 🇦🇱🇪🇺”, shkruan kryetarja e LSI-së.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin dritën jeshile për hapjen e negociatave, ministrat e jashtëm japin OK-in

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *