Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta, për favoret që ky i fundit i ka bërë opozitës në Kuvend gjatë këtyre rreth katër viteve qeverisje të mazhorancës.
Ai e cilësoi parlamentin e këtij mandati si një çadër ku ka marrë pjesë edhe mazhoranca.
“Ne nuk kemi bërë asgjë për të penguar opozitën. Është i pari dhe i fundit parlament në historinë e Shqipërisë, ku opozita duke qenë sa gjysma e shumicës ka folur dyfishin, ndërsa lideri trefishin e liderit të shumicës.
A ju kujtohet kur thoshte Saliu Edi Rama nuk njeh Kushtetutën? Falë kryetarit të Kuvendit që ka dobësi të madhe për Doktorin, u bë parlamenti një klub ku merrte fjalën kush kishte më pak zor për të marrë peng një proces legjislativ.
Parlamenti u bë çadër, vetëm se ishim dhe ne. Në momentin që një forcë politike kërkon të provokojë një krizë, kjo nuk është një krizë politike, por e brendshme që siç e shikoni nuk po funksionon.
Një lojë tjetër nga demokracia nuk shoh që të jetë duke u shpikur në çadër.”, u shpreh Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)