Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Fajin e kanë të PD-së ore, lekët Veliajt ia gjeti Basha”, Kryemadhi: Mund të jetë kthyer plani serb për zhdùkjen e shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kr.itikuar kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën për heshtjen e tij ndaj akuzave të Erion Veliaj duke argumentuar se për punët që kryebashkiaku ka bërë në kryeqytet, të gjitha fondet i ka gjetur Basha.

“Se flet Erion Veliaj dhe thotë kam bërë këtë e atë. Pa votat e LSI-së nuk i bënin dot. Fondet e Pazarit të ri ia ka gjetur Lulzim Basha. Fajin e kanë të PD-së që nuk flasin ore. Edhe bulevardin e ri e ka bërë Lulzim Basha se ka gjetur fondet. Po se nuk flet ai,”- tha Kryemadhi.

Ajo tha në Abcnews se pas she.mbjes së Teatrit Kombëtar mund të fshehet një plan i errët anti-shqiptar që i ka rrënjët deri në Beograd. Kryemadhi tha se së bashku me shembjen e Teatrit, jo rastësisht po ndodhin edhe shumë gjëra të tjera në trojet shqiptare, që nga destabilizimi i situatës në Kosovë, deri te ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

“I tha sot Xakja një Petro-Nins i vjetër, që s’ke lexuar dot Çufon. Jo rastësisht po ndodhin shumë gjëra në Ballkan, jo rastësisht kemi situatën në Kosovë. Jo rastësisht kemi shqiptarët në Jugun e Serbisë që kanë probleme të mëdha me të drejtat. Pra jo pa qëllim janë disa lëvizje që kanë filluar duke cënuar kufijtë e Shqipërisë, pra eshtrat e Isa Boletinit shkojnë në Serbi. Se shkon ky toni me harta. Jo rastësisht janë larguar 600 mijë të rinj dhe të reja në vitet e fundit.

Jo rastësisht, pra çfarë po ndodh? A mos i është kthyer Serbia planit të saj të vitit 1980 për kthimin e tokave shqiptare në toka sllave? Jo rastësisht ky zotëria ka transformuar totalisht identitetin tonë kombëtar, Butrintin ky do ta mbushë me kioska me qofte. Teatri Kombëtar, kullat janë paratë e dr.ogës që do të pastrohen, dhe nëpërmjet paratë e dro.gës blen gojët që dalin për të thënë që të prishet teatri. Ky zotëria mos kujto se ka hall kullat për veten e tij. Ky ka hall se u ka marrë paratë paradhënie. Ky e ka patur në program në 2013-ën rikonstruksionin e plotë të teatrit”, tha Kryemadhi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *