Dy skulpturat, ajo e Skënderbeut dhe Adem Jasharit të cilat u vendosën në Prizren me datën 28 nëntor, kanë ndezur një debat të gjerë në mediat sociale dhe jo vetëm për shkak të realizimit të tyre.
Ish drejtori i Galerisë së Arteve në Kosovë, Fahredin Spahia, në një interviste për Fax News tha se përgjegjësia kryesore nuk është për ato të cilët e kanë ndërtuar, por instancat që kanë kontraktuar ato persona që e kanë realizuar shtatoret.
Spahia i cilësoi të dyja shtatoret të “shëmtuara” duke bërë thirrje madje që kryetari i komunës së Prizrentit të japë urdhër që ato dy shtatore të largohen nga ambientet publike.
“Në tani po trajtojmë diçka që tashmë e tri ditë po diskutohet me të madhe nëpër media të ndryshme. Është fjala për dy shtatore që nuk përmbushin asnjë nga kriteret as artistike dhe as estetike për tu vendoura në ambiente publike, për to mund të thuhet se sidomos shtatorja e Adem Jasharit janë të shëmtuta të dyja. Për nga shëmtia është shtatorja e Adem Jasharit. Të drejtën të them unë nuk kam problem me autorët e shtatores sepse ato sa dinë aq bëjnë unë kam problem me njerëzit që i ngarkojnë me punë këto autorë. Mendoj se para përgjegjësisë duhet të dalin ato që i kanë kontraktu dhe ato që i kanë lejuar këto dy shtatore që të vendosen në ambiente publike. Dëgjova që kryetari i komunës së Prizrenit ka deklaruar se nuk ka qenë në kompentencën e tij realizimi i shtatorëve dhe ai është shtuar sa për të qenë pjesë e inagurimit, mirëpo përgjegjësia e tij është e para në këtë zinxhir.
Rendi e do që para se të krijohet një komision duhet të një konkurs publik, kjo gjë nuk është bërë. Në rastin e shtatores së Skënderbeut një shoqatë e quajtur “Trojet e Arbrit” ka marrë përsipër të ndërtojë shtatoren e Skënderbeut dhe ka kontraktuar një person që përmes lidhjeve e ka njohur dhe e ka realizuar shtatoren , pa respektuar as institucionin e konkursit. Çdo gjë ka shkuar përmes një burimi. Sot na kanë vendosur shtatoren e kryeheroit tonë të shëmtuar deri në fund dhe e kanë vendosur në një shesh të Prizrenit. Nuk mundet që me e mbyll këtë dhe mos me e diskutu këtë gjë, pasi kjo punë duhet të ballafaqohet.
Do të ishte mrekulli me dal dikush, politika duhet me ndërhy njerëz që janë vendimarrës dhe të krijojnë një komision mbiqeveritar të përbërë nga njerëz të kulturës për të identifikuar shtatoret dhe veçanërisht këto që u vendosën me 28 nëntor. Këto duhet ti largojmë fare. Shëmtitë duhet ti largojmë fare dhe mos ti shohin më njerëzit. Nuk ka nevojë as publiku i rritur dhe as fëmijët tanë me u ushqy me këto shëmti. Kryetari i Komunës është përgjegjësi kryesor, ai kësaj përgjegjësie nuk duhet ti ikë. Nëse don me u la nga ky gjynah i madh ai duhet me dhanë urdhër që këto dy shtatore me u largu menjëherë. Dhe në mënyrë të rregullt të shpallen dy konkurse që të ndërtohen dy shtatore të reja.”- tha Spahia.
(M.Q/Faxweb.al)