Facebook, një ndër rrjetet sociale më të përdorura në të gjithë botën, i cili numëron me miliarda përdorues, gjithnjë e më shumë është përpjekur të bëhet më atraktivë për ndjekësit e tij përmes risive që sjell herë pas here.
Një ndër këto është edhe përdorimi i monerdhës digjitale, ose ndryshe “coins”, me të cilën kompania ka kohë që ‘operon’ dhe që ka rezultuar një sukses për të. Mirëpo, pikërisht referuar këtij fakti, një ligjëvënëse amerikane i ka tërhequr vëmendjen kompanisë Facebook, duke i bërë thirrje të ndalë zhvillimin e saj. Dhe mesa duket gjërat janë tepër serioze, pasi që ligjvënësja demokrate, Maxine Waters, që kryeson Komitetin për Shërbime Financiare të Kongresit, u ka kërkuar drejtuesve të kompanisë për të dëshmuar para Kongresit.
Deklarimet e saj janë pjesë e shqetësimeve botërore, lidhur me ndikimin në privatësi dhe në sigurinë e të dhënave, që mund të ketë monedha Libra.“Facebook ka të dhëna për miliarda njerëz dhe vazhdimisht ka treguar një shpërfillje për mbrojtjen dhe përdorimin e kujdesshëm të këtyre të dhënave”, tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se Facebook duhet të ndalë planet derisa Kongresi dhe rregullatorët të mund të shqyrtojnë çështjen shkruan RadioEvropaeLirë.
Edhe ligjvënësi republikan, Patrick Mc Henhry, gjithashtu kërkoi një seancë të Komitetit për nismën e re të Facebook-ut.
Të martën, kompania Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.
Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.