Shumë përdorues në mbarë botën u përballën me një çështje të tmerrshme mbrëmjen e djeshme kur Facebook dhe Instagram ranë nga sistemi.
Përdoruesit e këtyre dy rrjeteve sociale në SHBA dhe Europë raportuan se nuk ishin në gjendje të futeshin në llogaritë e tyre, ndërkohë që përdoruesit australian gjithashtu raportuan se hasnin probleme. Pjesë të Amerikës së Jugut, Filipineve dhe Indisë gjithashtu përjetuan çështje teknike.
Disa u dilte një mesazh që lexonte: “Llogaria jote aktualisht është e padisponueshme për shkak të një çështjeje të faqes. Ne presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutem provoni përsëri në pak minuta. ”
Ndërkohë disa përdorues të tjerë kanë arritur të hyjnë në llogaritë e tyre por po ankohen se nuk po arrijnë të postojnë asgjë.