Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

FA evakuon 5 të rinjtë që mbetën të bllokuar në malin e Tomorrit, ja çfarë kishte ndodhur

5 personat e bllokuar në Malin e Tomorrit të cilët kërkuan ndihmë janë evakuuar nga Forcat e Armatosura.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes shtetasit e bllokuar, të gjithë meshkuj, po lëviznin me një mjet, i cili pësoi defekt shumë larg qendrave të banuara dhe rrezikonin të kalonin natën në qiell të hapur.

Personat e evakuuar u transportuan me helikopter dhe u ulën në Bazën Ajrore të Farkës në Tiranë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata sinjalizuan autoritetet duke kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri. Me të marrë njoftimin, një helikopter i Forcave të Armatosura u nis për t’u ardhur në ndihmë, duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *