Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e tij të parë pas mbylljes së votimit në të gjithë vendin, teksa u shpreh se e sotmja është një ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët.
Njësoj si kryeministri Edi Rama, Lulzim Basha kërkoi nga komisionerët dhe numëruesit që të bëjnë detyrën e tyre, dhe të reflektojnë qartë vullnetin e shqiptarëve. Basha u prit me thirrje nga të rinjtë e FRPD-së të cilët deklanin ”Edi Rama ka maru ka maru”.
Basha: Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin, kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, për Aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, numëruesit dhe komisionerët do ta përmbushin me përgjegjësi detyrën e tyre. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton.
Prej orës 19:00 në të gjithë vendin u mbyll procesi i votimit, në një ditë e cila duket se shënoi një vëmendje të lartë dhe një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve në zgjedhje.
Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga KQZ pjesëmarrja në rang vendi ka qenë 47.94 %, ndërkohë që qyteti me pjesëmarrjen më të madhe duket të jetë vetë kryeqyteti.
Në krahasim me zgjedhjet e kaluara përqindja e votuesve është më e lartë, edhe pse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk kanë pasur të drejtë që të votojnë përfshirë personat e prekur me Covid dhe emigrantët, për të cilët u vendos karantina e detyrueshme 14 ditore.
Nga 38.4 % që ishte pjesëmarrja në zgjedhjet e 2017-tës, tashmë në Tiranë kanë marrë pjesë 54% e qytetarëve.
Në vendin e dytë renditet qarku i Vibrës dhe në vendin e tretë Elbasani.
Ndërkohë që qarku me pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje është Vlora.
Pas mbylljes të kutive të votimit të gjitha palët politike kanë bërë thirrje që çdo votë të numërohet drejtë, ndërkohë që kryeministri Edi Rama kërkoi nga numëruesit që të bëjnë detyrën ligjore dhe qytetare deri në fund.
(E.K/Faxweb.al)