AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Eurosig Grup dëmshpërblen rreth 70% të banesave të dëmtuara nga tërmeti brenda javës

Kryetari i Dhomës i Tregtisë dhe Industrisë, Z. Nikolin Jaka, dhe Presidenti i Eurosig Group, Z. Kadri Morinaj, kanë zhvilluar një takim duke vënë theksin në ndërgjegjësimin e sipërmarrësve dhe qytetarëve për rëndësinë e sigurimit të bizneseve dhe banesave të tyre.

Ata ju bënë thirrje të gjithë shqiptarëve të kthejnë sytë nga Industria e Sigurimeve dhe të sigurojnë gjithë investimin e jetës së tyre, pasi Qeveria e ka të pamundur të përballojë të gjitha dëmtimet e shkaktuara nga katastrofat natyrore, si në rastin e tërmetit të 21 shtatorit 2019.

Të gjitha bizneset e siguruara kanë marrë një përgjigje të menjëhershmë nga kompanitë të sigurimit. Kompanitë e sigurimit kanë dërguar grupet e ekspertëve për të verifikuar dëmet e shkaktuara dhe kanë shqyrtuar rastet në një kohë record. Rreth 100 prona të dëmtuara janë shqyrtuar dhe rreth 70 prej tyre janë dëmshpërblyer brenda një jave.

Morinaj theksoi rëndësinë e një projekt-ligji për sigurimin e detyrueshëm të pronës nga ana e Qeverisë, pasi vendi ynë është mjaft e ekspozuar natyrore dhe jo vetëm. Përpos zjarreve, tërmeteve dhe përmbytjeve ju mund të siguroheni edhe nga aktet dashakeqëse. Prona juaj vjen menjëherë pas shëndetit tuaj.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *