Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Eurodeputeti francez i ashpër: Jam kundër zgjerimit të BE-së, Shqipëria është pikë qëndrore e influencës turke

Gjatë mbledhjes që po zhvillohet ditën e sotme në Parlamentit Europian), eurodeputeti Thierry Mariani u shpreh se, politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

Ai thotë se është kundër zgjerimit të BE-së, ndërkohë që rikujton se vendi ynë në mars të këtij viti deboi drejt Turqisë pes ëmësues gylenistë.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumentave përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qëndrore e influencës turke në rajon.

Dua të përmend pesë mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë.

Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme përsa i përket Shqipërisë”, tha Mariani.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *