01:28 | 30/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Euro në rënie të lirë, zbret poshtë nivelit të 115 lekëve

17:15 | 14/12/2022
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Euro në rënie të lirë, zbret poshtë nivelit të 115 lekëve

Euro thelloi më tej rënien në kursin e këmbimit ditën e mërkurë, duke zbritur për herë të parë poshtë vlerës së 115 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.82 lekë, në rënie me 0.39 pikë krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, në dy javët e para të dhjetorit, monedha europiane ka humbur gjithsej dy pikë në kursin e këmbimit kundrejt Lekut.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kërkesa për Euro në javët e fundit në tregun valutor ka pësuar rënie të mëtejshme, pas ndërprerjes së blerjeve nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Rreshjet e shumta dhe shtimi i prurjeve të lumenjve kanë rritur prodhimin e energjisë në vend dhe kanë ulur nevojën për importe, madje në këtë periudhë KESH ka realizuar eksporte të saj në sasi të mëdha.

KESH ka qenë një faktor i rëndësishëm në tregun e këmbimit valutor gjatë këtij viti, për shkak të importeve të energjisë që vlerësohen në shifra mjaft të mëdha, me më shumë 300 milionë euro. Ndërprerja e blerjeve nga KESH i ka dobësuar edhe më shumë pozitat e Euros në tregun valutor. Monedha europiane ka pasur një tendencë të vazhdueshme rënëse gjatë gjithë vitit, pavarësisht importeve të mëdha të energjisë dhe shtrenjtimit të importeve. Në datë 14 dhjetor, kursi Euro – Lek rezulton në rënie me 4.8% krahasuar me fundin e vitit 2021.

Ekspertët besojnë se për javët në vazhdim tendencat e kursit me shumë të ngjarë do të jenë në drejtim të një dobësimi të mëtejshëm të Euros, duke pasur parasysh edhe faktorin sezonal. Pjesa e dytë e muajti dhjetor shoqërohet me kthim të emigrantëve dhe shtim të turistëve të huaj, duke rritur në këtë mënyrë ofertën e valutës në treg.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, deri në fund të 9-mujorit, deficiti i llogarisë korrente ishte në vlera të përafërta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, sipas ekspertëve, kursi mund të jetë ndikuar nga ecuria në rritje e investimeve të huaja direkte, si edhe nga kontributi gjithmonë i konsiderueshëm i prurjeve informale të valutës.

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut po rezulton një zhvillim i volitshëm në kushtet e inflacionit të lartë dhe këtë vit ka zbutur pjesërisht rritjen e çmimeve të importit, duke pasur parasysh se Euro është monedha kryesore në transaksionet e tregtisë së jashtme të vendit. Mbiçmimi i Lekut sjell përfitime edhe për huamarrësit në Euro, por me të ardhura në monedhën vendase. Nga ana tjetër, forcimi i Lekut po ndikon negativisht sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve, si edhe subjektet që kanë kursime në monedhën europiane. MONITOR

Pas

Edhe pse jemi në periudhë festash, këto shenja të Zodiakut nuk i pëlqejnë aspak

Para

E frikshme në Kherson, zbulohet dhoma ku rusët torturonin fëmijët ukrainas

Para
E frikshme në Kherson, zbulohet dhoma ku rusët torturonin fëmijët ukrainas

E frikshme në Kherson, zbulohet dhoma ku rusët torturonin fëmijët ukrainas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Kemi marrë trefishin e firmave që duhen”, Endri Shabani kryetar i “Nismës Thurje”, në Fax News

“Kush është fajtori për përçarjen e opozitës?” Agim Baçi skanon situatën para zgjedhjeve

“Nuk do të ma japësh votën?”, Olta debaton me Nitën: Ke dëshirë të të kujtoj se çfarë kam bërë për ty

Familja e Ronaldos kundër, Georgina paralajmëron dasmë me yllin e futbollit

Mblodhi 640 firma për të kandiduar si i pavarur, Mërkuri: PS po ndalon kandidimin tim, qytetarët po kërcënohen me gjoba të tërheqin firmën

Arsyeja e vërtetë pse Elon Musk dëshiron të ndalojë zhvillimin e AI

Plagosje me thikë në zonën “Komuna e Parisit”, 19-vjeçari në spital, arrestohet autori (EMRAT)

VOA/ Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë

“Nisma Thurje” ankimon në KQZ dhe KAS, bllokimin e KZAZ Dropull, kërkohet regjistrimi i Garos si kandidat për Kryetar Bashkie

Shtëpia e Rihanna-s vendi më i pasigurt për momentin, cenohet sërish prona e artistes

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.