AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Euro këmbehet në nivelin më të ulët të 12 muajve të fundit

Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm.

Sipas të dhënave nga kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë sot një dollar këmbehej në treg me një çmim mesatar prej 112.15 lekë. Në gjashtë ditët e fundit kalendarike, monedha e gjelbër është forcuar përkundrejt lekut me 1.66 pikë. Sipas të dhënave historike ky është niveli më i lartë që prej 20 dhjetorit të vitit 2017. Ndërkohë që nivelin më të ulët gjatë kësaj periudhe e arriti 17 Prill të 2018-s, kur u këmbye në nivelin 104.31 lekësh.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, niveli i këmbimit i dollarit është reflektim i forcimit të tij në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht euro po këmbehet në tregjet ndërkombëtare në nivelin më të ulët të 12 muajve të fundit.

Edhe euro ka vijuar të fitojë terren ndaj lekut edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 122.37 lekë, apo rreth 0.23 pikë më shumë se një ditë më parë.  Gjatë kësaj javë, euro është forcuar me gati gjysmë pike në raport me lekun.

Ekspertët argumentojnë se tregu i këmbimit valutor në Shqipëri përcaktohet nëpërmjet raportit të këmbimit të euros me lekun. Këmbimi midis monedhës së përbashkët dhe lekut vendas në përgjithësi është reflektim i faktorëve të brendshëm të tregut, ndërsa niveli i këmbimit të monedha të tjera më lekut janë reflektim i kursit të kryqëzuar.  Në tregjet ndërkombëtare një euro po këmbehet me 1.09 dollarë.

Ndonëse, euro po luhatet në nivelet më të ulëta të vitit në tregjet ndërkombëtare, në tregun vendas ka filluar të rikuperojë pikë ndaj lekut.

Ekspertët sqarojnë se me përfundimin e efekteve sezonale, me prurjet e shtuara nga turistët dhe emigrantet, euro po tenton të kthehet në nivelin e mëparshëm. Situata në tregun vendas paraqitet e qetë, ndonëse aktorët kryesorë në tregun e këmbimit valutorë thonë se aktualisht dy banka të nivelit të dytë po bëjnë konvertim kapitali, me qëllim të transferimit në bankat mëma.

Aktorët presin që në periudhat në vijim volumet e këmbimit do të jenë tepërt të ulëta. Sipas tyre muaji tetor dhe gjysma e muajit nëntor, historikisht, janë konsideruar si muaj të vdekur për sa i përket volumeve tregtare dhe parasë në qarkullim. Monitor

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *