Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Kurba paraqet një shuarje natyrale”, Tomini: Çfarë parashikohet të ndodhë gjatë verës me COVID-19

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini gjatë një interviste me ‘skype’ në Fax Neës, foli në lidhje me situatën e COVID-19 në vend, ku u shpreh se kurba e infeksionit ka një rënie natyrale.

Tomini theksoi se duhet të bëhet kujdes me higjenën personale dhe të respektohet distancimi social, ndërkohë që shtoi se në vjeshtë eksizton rreziku që virusi të rikthehet sërish.

Tomini tha se survejanca do të vijojë, ndërkohë që shtoi se edhe gjatë stinës së verës parashikohet të ketë raste sporadike me COVID-19.

“Aktualisht për sa i përket situatës epidemiologjike është një situatë e qendrushme me evidentimin e rasteve pozitive dhe gjurmimin e të gjitha kontakteve të konfirmuara pozitive.
Me lehtësimin e masave graduale dhe pritshmëria përkundrejt popullatës së gjerë edhe ne kemi një pritshmëri përkundrejt rritjes së numrit të rasteve. Kemi luhatjet të numrit të rasteve. Duhet të respektohet distanicimi fizik edhe brenda familjes. Masat e distancimit fizik dhe të higjenës personale nuk duhen neglizhuar në asnjë mënyrë. Ky lloj distancimi duhet të zbatohen për të minimizuar sa më shumë kthimin e kontakteve në raste pozitive.

Është një zbritje natyrale e kurbës, apo zbehje e epidemisë në formë natyrale. Kemi një shuarje të epidemisë në të tilla nivele, kurba po paraqet një shuarje natyrale. Edhe gjatë stinës së verës parashikojmë që të kemi raste të tjera pozitive sporadike, por survejanca nuk do të ndalojë pasi në vjeshtë parashikohet të ketë sërish qarkullim të COVID-19 në vend.

Hapja dhe lehtësimi i masave ka ndodhur për shkak të disa indikatorëve matës ku janë vlerësuar me një hap monitorimi prej 14 ditësh, kjo periushë ka monitoruar tre indikatorët kryesorë që është trendi i rritjes së rasteve të reja, numri i tëshkruarve në spital që kërkojnë shërbin spitalor dhe së treti numri i personave që kërkojnë tearpi intensive. Ky monitorim do të vijojë dhe në javët në vazhdim për të arritur deri në një lehtësim gati total të të gjitha masave të distancimit.”- tha Tomini.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *