Eugen Papandile ka depozituar padi në Apelin Administrativ pasi KED e ka skualifikuar dy herë nga gara për kandidimin në Gjykatën Kushtetuese.
Para disa ditësh, vendosi skualifikimin e juristëve: Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i kishte rikthyer sërish në garë.
Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.
KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj për të vazhduar garën për në Gjykatën Kushtetuese.