Teksa na ndan pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit, shumë qytetarë kanë denoncuar telefonatat që po iu bëhen nga forca të ndryshme politike, për ti pyetur se kë do të votojnë.
Pa i hyrë pjesës sësi partitë marrin të dhënat dhe operatorin numerik të qytetarëve , në Fax Neës ka mbërritur denoncimi i një personi, i cili është pyetur me emër nominal nëse do të votonte për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
“Na morën në telefon, gruan time, me emër, dhe iu thanë nëse do të votonte për Etilda Gjonajn, dhe përgjigja ka qenë e prerë, kurrë për rilindasit. Unë i drejtohem opozitës, që duhet të luftojmë të gjithë kundër këtyre njerëzve që nuk njohin ligjin, kjo ka qenë telefonata e parë e atyre që quhen sot rilindas.
Ne e pyetëm se ku e gjetën numrin, dhe si mund që të na pyesin për votën, në një moment kur vota është e fshehtë. Menjëherë na e mbyllën telefonin, dhe i them ministres së drejtësisë, si ka mundësi që vetë ti e shkel ligjin”, tha qytetari Shpëtim Jazexhiu për Fax News.
(E.K/Faxweb.al)