FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Estela Ujka habit me historinë e jetës: Prindërit më dhunuan e më gjetën burrë tjetër se dashurova njeriun e gabuar

Estela Ujka ishte e pranishme në shfaqejen e organizuar nga ORAT dhe ka emocioniar me rrëfimin për jetën e saj personale.

Blogerja ka treguar se vite më parë kur i tregoi familjes për partnerin e saj, ata nuk e kanë dashur sepse ai ishte i martuar.

Për shkak të tij ajo është detyruar të pranojë edhe dhunën e familjes, por sot nuk pendohet që i ka duruar.

“Ndodhi që u dashurova, me njeriun, atëherë, të gabuar për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte i martuar. Për ta ishte fundi i botës. Sigurisht që i dhanë zgjidhjen më të gabuar të mundshme. Gjetën një burrë tjetër. Sigurisht që pati edhe momente dhune; unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë për të mirën time janë munduar, pavarësisht se forma ishte e gabuar. Duhet të më kishin dëgjuar, siç dëgjoj unë vajzat e mia”, tregoi Estela.

Më tej ajo shtoi se partneri në dukje i gabuar sot është babai i vajzave të saj dhe janë mjaft të lumtur.

“Sot, zgjedhja ime, në dukje e gabuar, është babai i tre vajzave të mia, ai me të cilin kam ndërtuar jetën. E dua dhe vazhdon të më dojë njësoj. Nuk është ai monstra që mendonin prindërit e mi,” përfundoi blogerja.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *