17:41 | 21/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Eskportuesit shqiptarë “të goditur” nga zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve

22:25 | 18/05/2023
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Eskportuesit shqiptarë “të goditur” nga zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve

Eksportet kanë thelluar rënien në muajin prill, duke u tkurrur me 19.3%, me bazë vjetore, pasi në mars ishin reduktuar me 11.7%.

Ritmet e ritmet së eksporteve në vlerë janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me janarin, kur shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%.

Si rrjedhojë, për gjithë 4 mujorin, shitjet jashtë vendit ranë rezultuar me tendencë negative, duke u reduktuar me 3.4%.

Sipas INSTAT, Duke qenë se Shqipëria, kryen pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare me vendet e Eurozonës, zhvlerësimi i Euros ka ndikuar në volumin tregtar, krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, rënia e çmimeve në tregjet botërore të produkteve, që kanë ndikim në volumin tregtar, ka ndikuar në treguesit e eksport/importit për muajin Prill 2023 krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT, në Prill 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 miliard lekë, duke u ulur me -19,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -19,3%, në krahasim me Mars 2023.

Në këtë katër mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 156 miliard lekë, duke u ulur me -3,4%.

Gjatë muajit Prill 2023, në uljen e eksporteve prej -19,2%, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -10,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,6 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -3,8 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje.

Për 4 mujorin, grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,5 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -0,3 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje.

Industria tekstile ngadalësohet ndjeshëm nga rritja e kostove dhe rënia e euros

Në prill, eksportet e “Tekstile dhe këpucë”, shënuan një rënie të fortë prej 13.1% për herë të parë në shumë muaj. Kjo tendencë negative erdhi pasi ky grup ishte zgjeruar me më pak se 1% në mars me bazë vjetore, teksa në shkurt ishin rritur në 4.2% me bazë vjetore, nga 12.8% që kishte qenë ecuria pozitive në janar. Për gjithë katër mujorin, ky grup është rritur me 0.68%.

Sipas eksportuesve, ecuria e dobët e eksporteve është ndikuar nga rënia e shitjeve për shkak të shtimit të kostove. Sipas Eva Laro, nga kompania e prodhimit të këpucëve “Pro Dyn”, tendenca ka ardhur si rrjedhojë e reduktimit të kërkesës në Europë si efekt i krizës.

Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas saj, është braktisja e Shqipërisë nga partnerët e huaj për shkak të rritjes së kostos, që ka ardhur nga ndryshimi disa herë i pagës minimale. Por efekti kryesor lidhet me zhvlerësimin e euros, që ul të ardhurat e konvertuara në lekë të eksportuesve.

Vetëm pak ditë më parë, Shoqata e Eksportuese u dërgoi shkresa dhe organizoi takime me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave, ku kërkonte që të merreshin masa për të frenuar humbjet që po vinin nga zhvlerësimi i euros). Eksportuesit kanë deklaruar se vetëm në tre muajt e parë të vitit, humbjet nga rënia e monedhës së përbashkët vlerësoheshin në rreth 45 milionë euro.

Sektori po vuan dhe mungesën e punonjësve., si rrjedhojë e emigracionit të lartë.

Edhe në sasi, eksportet e tekstileve e këpucëve janë tkurrur ndjeshëm, përkatësisht me 21% në prill dhe 9.5% për 4 mujorin.

Bien dhe mineralet e lëndët djegëse

“Mineralet dhe lëndët djegëse” ranë me 24.4% në prill. Burime nga Bankers Petroleum thanë se ndonëse ata të gjithë prodhimin po e çojnë për eksport, rënia ka ardhur si rrjedhojë e çmimeve më të ulëta të naftës.

Për 4 mujorin, tkurrja është 1.14%.

Materialet e ndërtimit dhe metalet në tkurrje të ndjeshme

Materialet e ndërtimit dhe metalet vijuan me tkurrjen e ndjeshme dhe në prill, me -40.5% (nga – 33% në mars), duke pasur ecurinë më negative nga të gjitha grupet. Sipas burimeve nga Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend tha se tendenca lidhet me disa faktorë, si rënia e çmimeve, por dhe frenimi i kërkesës.

Për 4 mujorin, ky grup u tkurr me 21.5%, duke dhënë ndikimin më negativ në ecurinë e eksporteve.

Ngadalësohen dhe Ushqimet, pijet dhe duhani

“Ushqimet, pijet dhe duhani” u rritën me vetëm 1.6% në prill (nga 18.2% në mars). Përfaqësuesit e sektorit thonë se janë ndikuar nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për shkak të motit të favorshëm, që ka rritur prodhimin.

Për 4 mujorin, ky grup është zgjeruar me 12.2% për shkak të ecurisë së mirë në tre muajt e parë të vitit.

Industria automotive, me rënie, pas rritjes së lartë

Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi ishin deri në muajin mars grupi që po shënonte ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive. Por, në prill, edhe ky grup shënoi rënie të eksporteve me 5.9% me bazë vjetore, duke u ndikuar nga zhvlerësimi i euros.

Gjithsesi, për 4 mujorin, ky grup u zgjerua me 14.4%, duke dhënë ndikimin më pozitiv në eksportet total, së bashku me ushqimet, pijet e duhanin.

Thellohet deficiti tregtar

Në Prill 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 miliard lekë, duke u ulur me -19,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -19,3%, në krahasim me Mars 2023.

Importet e mallrave arritën vlerën 75 miliard lekë, duke u ulur me -3,9%, në krahasim me një vit më parë dhe me -7,1 %, në krahasim me Mars 2023. Deficiti tregtar i këtij muaji është 41 miliard lekë, duke u rritur me 14,1 %, krahasuar me Prill 2022 dhe me 6,4 %, në krahasim me Mars 2023.

Në këtë katërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 156 miliard lekë, duke u ulur me -3,4%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 283 miliard lekë, duke u ulur me -0,8%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 127 miliard lekë, duke u rritur me 2,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Ulen eksportet drejt Italisë, Gjermanisë, e Kinës

Në muajin Prill 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2022 janë: Italia (16,7%), Gjermania (48.2%) dhe Kina (59.9%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritje më të madhe, është: Greqi (5,9%), Kosova (6,1%) dhe Spanja (285,2%).

Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,6%), Gjermania (28,9%) dhe Kina (52,0%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (3,3%), Greqi (51,3%) dhe Maqedoni (31,9%).

Në muajin Prill 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Itali (0,2%), Turqi (42,4%) dhe Greqi (14,8%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Prill 2022 janë: Kina (44,0%), Gjermani (8,8%) dhe SHBA (161,5%).

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2,7%), Turqia (21,0%) dhe Greqia (17,8%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (32,3%), Gjermani (8,1%) dhe SHBA (75,0%).

 

 

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT/Monitor.al
Pas

Senati amerikan diskuton çështjen “Beleri”: Të shqetësuar për arrestimin dy ditë para zgjedhjeve

Para

Ekzekutim sepse protestojnë, SHBA thirrje Iranit për të hequr dorë

Para
Ekzekutim sepse protestojnë, SHBA thirrje Iranit për të hequr dorë

Ekzekutim sepse protestojnë, SHBA thirrje Iranit për të hequr dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Basha prezanton pikat pë reformën zgjedhore, që nga listat e hapura tek vota e diasporës: Kanë mbaruar alibitë, faktori malinj në Shqipëri janë kundërshtarët euro-antlantik

Mbledhja e KS-së në OKB, diplomati Spartak Topollaj: Rama u tregua i shkathët përballë dy ujqërve të diplomacisë

Basha pret delegacionin ukrainas në selinë e PD-së, diskutime për rezolutën drejtuar KE-së për detyrimet ruse ndaj Ukrainës

Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Vendbanimet dhe reforma në drejtësi në qendër të takimit Biden-Netanyahu

VOA: Zelenskiy takime në Kapitol mes kundërshtive në rritje të republikanëve për më shumë ndihmë për Ukrainën

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

BE-ja thotë se është në kontakt me Kosovën për tre serbët e arrestuar për krime lufte

Makina merr flakë në ecje e sipër në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se është shkak një shkëndijë elektrike

“Ka një PD, një Kryetar, një Grup”, deputeti Agalliu: S’mundet asnjë deputet që del nga linja e partisë të quhet përfaqësues, këtë bëri Bardhi

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.