Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

”Eshtrat e Mit’hat Havarit më në fund u kthyen në atdhe”, ish-drejtuesi i policisë reagon pas gafës së Rudina Xhungës (Video virale)

Pak ditë më parë teksa ishte duke drejtuar një emision për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri, gazetarja Rudina Xhunga përsëriti dy herë të njëjtin lapsus.

Në vend ti referohej Frashërit, i referohej ish-drejtuesit të policisë Mit’hat Havari. Video e këtij momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar jo pak të qeshura.

Ndërkohë që sot ka pasur një reagim dhe vetë Havari, i cili shkruan se do të parapëlqente që gazetarja t’i kërkonte falje. Megjithatë duket se ish-drejtuesi i policisë e ka të qartë se gjithçka ka qenë një lapus, aspak dashakeqësi.

‘’Do parapelqeja te me kerkonte dhe mua ndjes publikisht , pas artikulimit se ” eshtrat e Mit’hat Havarit me arkivolin e tij me ne fund u kthyen ne atdhe.

Fundja mua koka gur dhe do rroj shume per vehte e familjen time , ndoshta fjalet e Rudines bejne efekt te kundert , pasi ishin te pa qellimta dhe mua me zgjatet jeta , keshtu thone .

Per fat une bashke me familjen time e ndoqem ate emision , per te pare reagimet e te ftuarve , por dhe me gjere .

Kur Rudina permendi heren e pare emrin tim , ne qeshem , kuptuam qe ishte nje ngaterrim emri , por kur e permendi per te dyten here , pame njeri tjetrin ne sy e thame , po kjo?!…

Megjithate une nuk e mora seriozisht gjera qe ndodhin dhe i sigurt qe lapsusi i saj apsolutisht ka qene pa qellim”, shkruan mes të tjerave Havari.

Reagimi i plotë:

Prononcim i detyruar!.

Keto dite eshte hedhur ne qarkullim ne portale e rrjete sociale si face book , ëhats App etj, nje vidio ku paraqet gazetaren Rudina Xhunga e cila ne nje emision te sajin para disa ditesh trajtoi figuren kombetare e historike te Mit’hat Frasherit , kryetari i komisionit te vendosjes se alfabetit Shqip ne Manastir , firmetar i shpalljes se pavarsis , udheheqes politik i partis se ballit kombetar ne luften e dyte boterore etj etj..

Disa miq midis tyre dhe gazetare me kane derguar vidion perkatese te cilen e kam hedhur ne kete pronocim .

Ata jane kurioze dhe me pyesin perse une kam heshtur , perse nuk kam reaguar ndaj ketij fakti.

Ne respekt te tyre por me shume se kaq , po reagoj me menyren dhe argumentat e mia , perse ai ishte nje lapsus i pa qellimshem i gazetares Xhunga .

Rudina e gjendur ne replikat e te ftuarve ne studio, me kundershtit e tyre rreth figures se Mit’hat Frasherit , beri dy here lapsus ku ne vend te thoshte emrin e protagonistit ne studio , tha dy here Mit’hat Havari .

Ne te dy rastet ajo kerkoi ndjese per lapsusin kryesisht per te ftuarit , por dhe per shikuesit besoj.

Do parapelqeja te me kerkonte dhe mua ndjes publikisht , pas artikulimit se ” eshtrat e Mit’hat Havarit me arkivolin e tij me ne fund u kthyen ne atdhe”.

Fundja mua koka gur dhe do rroj shume per vehte e familjen time , ndoshta fjalet e Rudines bejne efekt te kundert , pasi ishin te pa qellimta dhe mua me zgjatet jeta , keshtu thone .

Per fat une bashke me familjen time e ndoqem ate emision , per te pare reagimet e te ftuarve , por dhe me gjere .

Kur Rudina permendi heren e pare emrin tim , ne qeshem , kuptuam qe ishte nje ngaterrim emri , por kur e permendi per te dyten here , pame njeri tjetrin ne sy e thame , po kjo?!…

Megjithate une nuk e mora seriozisht gjera qe ndodhin dhe i sigurt qe lapsusi i saj apsolutisht ka qene pa qellim .

Fundja sot dy Mithat qarkullojne ne media apo dhe ne opinionin publik prej 28 vjetesh .
I pari i Mit’hat Havarit i cili ka dhene kontribute direkte per rrezimin e diktatures komuniste , me pas i inkuadruar ne detyra te rendesishme ku shteti i besoi detyra po aq te rendesishme per forcimin e konsolidimin e demokracis dhe shtetit ligjor dhe sigurisht eshte i pranishem dhe ne mediat e Shaiptare ku thirret dhe jep opinione per probleme te ndryshme , kryesisht ato qe lidhen me profesionin e tij , probleme te rendit publik.

I dyti vjen figura historike e Mit’hat Frasherit, e cila u fsheh , u baltos per 46 vjet nga diktatura komuniste , por dhe ne 28 vjet demokraci nuk eshte se bijezat e PPSH ben perpjekje per ta nxjerre ne drite figuren e Mit’hat Frasherit ketij kontribuesi te madh te kombit Shqiptar .

Ndoshta kjo ka qene dhe arsyeja perse ajo beri lapsus me emrin tim .
Rudina Xhunga eshte jo vetem gazetare , por dhe shkrimtare , ajo njihet si person paqesor .
Ne optiken time si formim politik rreh pak majtas .

E them kete gje per faktin e thjeshte , ajo disa here ka bere intervista me Nexhmie Hoxhen gruan e diktatorit Enver Hoxha , biles shume e perkshtuar , te mos them e emocionuar para mashtrimeve historike qe ben gruaja e diktatorit , e cila nuk i dha mundesin shoqes se saj te luftes liri Belishoves qe te qendronte prane vajzes se saj Drita Çomo 21 vjeç qe po jepte shpirt ne spital nga leuçemia , ndoshta shkrimtares se ardhme si Rudina dhe kete akt te ulet te Nexhmies , Rudina duhet ta dije .

Megjithate , une me shume dashamiresi e falenderoj qe ajo permendi emrin tim , pasi pa dienin e saj , emri im ka lidhje historike me Mit’hat Frasherin .

Babai im Xhevit Havari ishte djale shkolle ne vitet e luftes se dyte boterore , ne xhepin e pare te xhaketes mbante stilograf me maje floriri te cilen ja grabiten komunistet e malit ne dhjetor 1944 kur zbarkuan si pushtues.

Im ate ishte antar i partis se ballit kombetar .
Ai u rendit vullnetarisht tek kjo force politike , marre parasysh faktin se udheheqesi i Ballit kombetar ishte Mit’hat Frasheri i biri i Abdyl Frasherit .
Tek kjo force politike drejtonin njerezit e shkolluar dhe kjo cilesi perkonte me formimin e tij .

Kur une u linda ne mesin e shekullit te XX , babai im me pagezoi me emrin e udheheqesit te tij shpirteror Mit’hat Frasheri ne shenje respekti per heroin e tij.

Eshte e kuptueshme , per 46 vjet im ate dhe familja e tij vuajti ashper luften e klasave te diktatures komuniste , sigurisht dhe une Mit’hati trashegimtar i emrit te Frasherlliut te madh .

I ndergjegjshem se mbaja emrin e tij jo rastesisht, jam munduar te mos e fyej , apo neperkemb ate.
Normale qe une nuk isha bir i nje familje te madhe si Frasherllinjte , nuk kisha as kushtet politike dhe ekonomike si ai .
Jo ,une isha bir i nje djali idealist shkollar me stilograf ne xhep , e jo me krraben e çobanit si simbol.

Ndaj Rudina u be shkak te shkruaja diçka dhe per te verteten e emrit tim , per te cilin jam shume krenar .

Ps.Pas shkrimit tim Rudina Xhunga sapo me mori ne telefon dhe me kerkoi ndjes personalisht persa ndodhi dhe ashtu sikunder une e trajtova qe ishte nje lapsus krejt i pa qellimte , ajo arsyetoi me faktin se na eshte mesuar goja Mithat Havari çdo kohe rendi etj dhe beri ngaterrimin e emrit .

E mirekuptova plotesisht dhe u ndame te takohemi ndonje here ne studion e saj sigurisht duke trajtuar dhe rastin ne fjale.
I pa ndryshueshem qendrimi im se Rudina Xhunga eshte nje aset ne gazetarin e kulturen Shqiptare .

Duke shpresuar ne mirkuptimin e saj dhe per ndonje gje te hidhur qe une kam shkruar , ama pa qellim te keq .

Mit’hat Havari. 26 nentor 2018.

(E.K/FAXWEB.AL)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.