AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Është turp dreqi e mori, dyerve të gjykatës kot”, babai i Xhuljana Aliajt flet pas vendimit: Ishalla e kemi shtetin…

Xhuljana Aliaj, 25 vjeçarja që u arrestua pak ditë më parë për përhapje paniku në rrjetet sociale, u dënua nga gjykata e Durrësit me ‘detyrim paraqitje’, dy herë në muaj.

Babai i 25-vjeçares, në një intervistë për Fax News, shprehet i kqeardhur me vendimin e Gjykatës, madje ai shton se vajza e tij thjeshtë ishte e frikësuar.

“Nuk jam i kënaqur fare. Nga biseda me njërzit nga përvoja, nuk ka bërë ndonjë gjë që të rrijë dyerve të gjykatës. Është një fëmijë, u frikësua thirri njerzit e vet, ndoshta dikush dhe nuk e din. Ajo ka marrë vetëm 22 like në Facebook, nuk u hap në Shqipëri e nuk u bë gurgule.

Ndoshta është dhe moshe e re, ndoshta se ashtu e ka ndje, unë jam baba dhe frikësohem për vetën tim. Jo një fëmijë, një fëmër dyerve të gjykatës, dreqi e mori. Është turp!

Nuk më kanë lënë ta takoj. Personeli janë njerëz të edukuar se ku e kanë helmin më lart nuk e di. Më thanë nuk mund ta takosh, arsyen nuk mundemi. Ishalla e kemi shtetin e fortë dhe për punë të tjera siç e ka për këto viktima që i fut burgjeve.”- u shpreh ai.

Xhulia Aliaj është vajza që u arrestua mëngjesin e datës 29 nëntor nga forcat e policisë. Arsyeja e prangosjes së saj ishte përhapja e panikut në rrjetet sociale. Ajo kishte postuar në “Facebook” një status ku kërkonte nga shteti që të vlerësojë gjedjen e depozitave me naftë dhe gaz.

“I lutemi shtetit dhe autoriteteve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz. Kemi shumë frikë! Presim përgjigje!”, ka shkruar Aliaj.

Por kjo thirrje e Xhulias erdhi pas një shkrimi që kishte bërë organi i Selisë së Shenjtë, Vatikan, avvenire.it. Në këtë shkrim ngrihet alarmi për çarjen e depozitave të gazit në Porto Romano.

Pra, Xhulia Aliaj i është referuar këtij shkrimi për postimin e saj, i cili u bë sebep që e reja të arrestohet. Prangosja e saj erdhi pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama për gazetarët dhe qytetarët se do ta pësojnë nëse përhapin lajme të rreme.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *