Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Është rritur jetim, koha do ta tregoj”, gazetari Vezaj jep detaje për prokurorin Ndoja: Ai e di nga i ka ardhur…

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka nxitur një sërë reagimesh në radhët e gazetarëve, dhe njerëzve të tjerë të lidhur me median.

Ngjarja e rëndë që u parapri nga sulmet e Ramës në drejtim të prokurorit, duket se ka bërë që dënimi i aktit të sotëm të mos shihet si një domosdoshmëri nga organet e drejtësië.

Këtë e ka evidentuar dhe gazetari Erl Murati, i cili shkruan se të gjitha institucionet janë komplesuar nga akuzat e Ramës në drejtim të Ndojës: Të kompleksuar nga akuzat e kryeministrit për Arjan Ndojën, as Presidenti, as kryetarët e partive politike, as shoqata e prokurorëve, as KLP-ja, as prokuroria e Përgjithshme, nuk bënë as edhe dënim formal të atentatit mafioz ndaj një prokurori të Republikës. Se “shqiptarët nuk kanë frikë nga plumbi, por dridhen nga valiu”, thotë i madhi Konica.

Pikërisht në këtë moment ka reaguar dhe gazetari tjetër i kronikës Flamur Vezaj, i cili thotë se prokurori Ndoja ka kaluar një sërë provash, dhe ai e di se kush fshihet dhe pas ngjarjes së sotme.

“Arjani nuk eshte nga ata qe e tremb KM e hic me pak Brace vella, e sa per tjerat i del zot vetes se eshte rrit jetim e eshte sprovu ne shume gjera por edhe kete te sotmen AI e di nga mund ti kete ardh atij apo shoqeruesve , koha do tregoj “, shkruan Vezaj në reagimin e tij.

Prokurori Ndoja ishte sot shënjestër e një atentati mafioz në Durrës, ku mbeti i plagosur, së bashku me dy persona që ishin me të në makinë, shoferi i tij Aleksandër Laho dhe Landi Muharremi, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *