Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, përmes një deklarate për media ka reaguar në lidhje me pezullimin e punës nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror që çoi në mbylljen e aeroportit të Rinasit.
Ballaku e cilëson grevën të paligjshme dhe një organizim të mirëfilltë politik, i cila u nxit prej thirrjeve të ish-kryeministrit Berisha.
Ministrja thekson se situata e krijuar është pjesë e fushatës së opozitës për të ndaluar procesin e vaksinimit masiv, pasi ditën e sotme pritej të mbërrinte ngarkesa e radhës së dozave të vaksinave.
“Kanë shkuar me të njëjtat letra me të njëjtin stres të papërballueshëm të jetës me 2400 dollarë në muaj duke futur në kolaps trafikun ajror.
Kanë ndjekur me shumë vëmendjen Sali Berishën kur thotë se si do mbyllet aeroporti i Rinasi.
Me thënë të drejtën unë e kuptoj Sali Berishën, e gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politikë në kuadër të fushatës.
Sot në aeroportin nuk do të vijnë dot vaksinat që do të shërbenin për vaksinimin masiv të popullsisë. Sot nëse dikush është ateruar nuk mund të kthehet dot në shtëpi pasi kontrollorët e trafikut ajëror janë shumë të stresuar me 2400 dollarë në muaj.
Unë do ti kërkoja presidentit të republikës, që dhe i ka takuar kontrollorët ajror, ka kërkuar informacion dhe nga ALBControll, të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti që të kompesojë kontrollorët ajrorë, kur kjo nuk ka ndodhur më parë.
Presidenti Meta i ka të gjitha të dhënat, a mund të merret shteti peng nga këta persona, që marrin rroga sa marrin 14 shqiptarë. Ju kërkoni që të merrni sa 600 shqiptarë, unë do të doja të dija nga zoti Meta, se duhet të bllokohet trafiku ajror i Shqipërisë, a duhet vallë që vendi të kapet peng nga disa persona, që janë të pakënaqur me pagën e 2 mijë e 400 dollarë. Në rast se nuk ua bëjmë ne 4 mijë e 400 ata do të vazhdojnë të mbajnë vendin peng?
Erdha që të flisja me ta, për ti sqaruar se kjo nuk është një lojë, preket siguria kombëtare e vendit, dhe lëvizja e lirë, kjo nuk është një lojë, pasi nga ky moment do të marrim disa masa të rëndësishme ligjore, që nuk do të jenë të mira as për navigimin ajror. Janë investuar shumë në burime njerëzore, të gjithë janë të trajnuar në akademitë më të mira, janë trajtuar sipas kodit të kompetencës, pra përveç pagave, ata punojnë vetëm 205 ditë, pasi punojnë 17 ditë në muaj, e shumë e shumë privilegje, të cilat i kanë në respekt të rëndësisë së punës që bëjnë.
Ne kemi dialoguar gjithë kohës me ta, është vënë në dispozicion e gjithë mënyra si do ktheheshin në parametrat e mëparshëm, në aviacion ecet me shifra dhe me përcaktime që dalin nga parashikimet e kontrollit ajror. U është dhënë një dokument i plotë me të gjitha hapat dhe skenarët, në varësi të trafikut ajror, për ti dhënë zgjidhje këtij problemi absurd që mund të duket për shumë prej shqiptarëve“, tha Balluku.
Ministrja gjithashtu shpjegoi dhe negociatat me kontrollorët duke u shprehur se është bërë rishikimi i pagave për shkak të rënies me 50 për qind të fluturimeve në vitin 2020. Madje shpeshherë gjatë fjalës së saj Balluku u përpoq të linconte punonjësit të cilët qaheshin se nga 4 mije dollarë në muaj merrnin vetem 2400.
(F.M/Faxweb.al)