Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera franceze u boshatisën të Shtunën në mbrëmje ndërsa u zbatua një shtetrrethim i ri. Ndalimi i lëvizjes në mbrëmje ka për qëllim frenimin e shkallës së lartë të infeksionit Covid në Francë, e cila është një nga pikat e nxehta të koronavirusit në Evropë.
Ka pasur ankesa nga pronarët e restoranteve, bizneset e të cilëve tashmë po vuajnë dhe po shkojnë drejt falimentimit pas bllokimit dy-mujor në pranverë.
Në Francë, rreth 20 milion francezë janë kufizuar për kohën e lëvizjes në disa qytete duke përfshirë Marsejën, Lion, Lille dhe Toulouse, si dhe kryeqytetin. Rrethrrethimi zhvillohet nga ora 21:00 deri në 06:00 çdo natë.
Presidenti Emmanuel Macron tha se ora e ndalimit ishte e nevojshme për të shmangur rrezikun e tejkalimit të spitaleve.
Por shumë janë të shqetësuar për efektin që mund të ketë tek bizneset.
“Me siguri do të ketë punonjës që do të humbin punën e tyre. Është një katastrofë,” i tha agjensisë së lajmeve Reuters Stefano Anselmo, menaxher i restorantit italian Bianco në Paris.
Masat e reja do të njoftohen gjithashtu në Itali për shkak të një rritje të rasteve. Italia, e cila ishte vendi i parë evropian që u godit ndjeshëm nga Covid në valën e parë, regjistroi të shtunën një numër rekord të rasteve të reja ditore.
Kryeministri italian Giuseppe Conte pritet të njoftojë për kufizimet e reja ditën e sotme. (A.M/Faxweb.al)