Moderatori dhe ish-fituesi i “Big Brother”, Arbër Çepani ishte i ftuar në “Glamour Zone” dhe gjatë emisionit pranoi se është në një lidhje. Arbri tregoi se lidhja e tyre ka nisur muaj më parë, por preferoi që identitetin e vajzës të mosë e bëjë publik.
Ester Bylyku: Na e thua dot emrin e vajzës që ju ka rrëmbyer zemrën?
Arbër Çepani: Sigurisht që jo.
Ester Bylyku: Sa kohë keni bashkë?
Arbër Çepani: U bënë disa muaj, nuk kemi lidhje disavjeçare.
Arbri tregoi se vazhdon të mbajë kontakte me ish-të dashurat e tij, por duke ruajtur etikën.
“Për të qenë i sinqertë kamë kontakte të mira me gjithë personat që kam pasur lidhje. Sepse në fund të fundit ke kaluar diçka, një moment. Ruaj marrëdhënie miqësore. Por ka nevojë për etikë në këtë mes, për personin që ke në krah. Kur je single e shoh pas asnjë lloj problemi të kem miqësi me ish të dashurat. Kur je i lidhur prapë nuk e shoh problem por duhet të ruash disa norma etike, elegance që personin që ke në krah të mos e bësh të ndihet e pavlerësuar”, u shpreh Arbri.