Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, përmes një interviste të dhënë për emisionin ‘Pushteti’ në FaxNews renditi arsyet pse shqiptarët duhet t’i besojnë një mandate të tretë kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste. Fillimisht Felaj u ndal tek figura kontraverse, me humor dhe me ironi e kryeministrit Rama, të cillin simpatizantët e PS-së dhe jo vetëm e kanë politikanin më të pëlqer për shkak të personazhit jo rutinor që ai mbart.
Gjithashtu Felaj theksoi se reformat e ndërrmara nga PS dhe të qënit pranë njerëzve janë kali i betejës së kësaj force politike për një mandate të tretë më 25 Prill.
“Ju e nisët me kryeministrin Rama, tani ai njihet për figurën e tij karizmatike, njihet për faktin se diku është dhe kontravers, njihet për humorin, për ironinë. Kjo është pjesë e të tij, nuk është një personazh rutinor dhe kjo është arsyeja që është aty ku është dhe sot është figura më e pëlqyer e simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe jo vetëm. Në Tiranë ai ka patur mundësinë të jetë në krye të Bashkisë për tre mandate radhazi, sigurisht ka dhënë prova dhe jo më kot është mbështetur. Është një fat i mirë për Shqipërinë që në krye të vendit është Edi Rama dhe është një rast i mirë tjetër për t’i dhënë një mbështetje edi Ramës dhe PS-së për mandatin e tretë. Bilanci ynë nuk është i lidhur vetëm me punët që bëhen në kohë fushate, por përgjegjësia e të qënit në qeverisje është të qënit pranë njerëzve.
Baza e të gjitha reformave tona ka qenë pikërisht e lidhur me atë çka njerëzit presin nga ne dhe nuk ka sektorë në ekonomi dhe në jetën shoqërore që most ë jetë prek nga një reform e ndërmarrë nga ne” tha Felaj.