Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Është e rrezikshme dhe kriminale”, Presidenti Meta reagon për shitjen e oksigjenit në tregun e zi: Lënia në mëshirë e të prekurve është e pafalshme

Presidenti Meta ka reguar pas investigimit të ‘Reporter.al’, për shitjen e oksigjenit në tregun e zi, duke thënë se kjo është e rrezikshme dhe kriminale. Meta shkruan se rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënimin jetës vjen pasi shumë prej tyre nuk trajtohen në kohën e duhur me oksigjen.

Presidenti ngre shqetësimin se shitja e oksigjenit në tregun e zi ëhtë e rrezikshme dhe kriminale, ndërsa problem është edhe cmimi i cili është 5 herë më i lartë se vlera e tregut.

Meta:

Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.

Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.

Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.

Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.

Është e rrezikëshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.

Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikëshme për shëndetin publik.

Përgjegjësit para ligjit!

Pjesë nga investigimi i ‘Reporter.al’:

Kur motra e Elvira Dushkut doli nga spitali pasi ishte kuruar për COVID-19 në fund të tetorit, ajo kishte ende insuficencë në frymëmarrje. Gruaja 68 vjeçare kujton se bëri e shqetësuar mbi një duzinë telefonatash “duke qarë dhe duke u lutur”,  derisa siguroi me qira për 9 mijë lekë në muaj një pajisje oksigjeni.

“Ky është një biznes i shëmtuar,” tha Dushku, ndërsa shpjegoi se pajisja shitej për 900 euro. “Ne nuk i kishim ato para,” theksoi ajo.

Rasti i Elvirës nuk është i vetmi. Të dhënat e siguaruara nga BIRN nga një duzinë intervistash me familjarë dhe pacientë me COVID-19 tregojnë se ata kanë paguar deri në 1500 euro për bombula ose pajisje oksigjeni.

Në disa raste pas përdorimit, ata i janë drejtuar rrjeteve sociale për t’i shitur pajisjet, duke u bërë pjesë e një tregu infomal që ka shënuar një rritje eksponenciale gjatë vitit të fundit.

“I kisha të dy prindërit e sëmurë dhe erdha vërdallë, pastaj u shtrëngova t’i blija,” i tha BIRN në fillimit të marsit Dritan Selmani, infermier nga Saranda që po kërkonte t’i shiste aparatet në Facebook.

“Mora një dhjetë litra dhe pastaj një mik nga Italia më solli një tjetër,” shtoi ai, ndërsa shpjegoi se pajisjet e oksigjenit i kishin kushtuar rreth 1 mijë euro.

Tregëtimi i pajisjeve dhe bombulave të oksigjenit rregullohet në mënyrë strikte me ligj dhe ato nuk tregtohen zakonisht në rrjetet sociale, por kompanitë e licencuara theksojnë se dhjetëra mijëra pajisje dhe bombula të pacertifikuara qarkullojnë në tregun e zi, të cilat sipas ekspertëve nuk janë të përshtashme për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Oksigjeni cilësohet si bar mjekësor dhe përdorimi i tij duhet të bëhet me recetë dhe kujdes të mjekut dhe se çdo sasi e oksigjenit mjekësor apo paisje për këtë qëllim duhet të kontrollohet nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM.

Doktor Krenar Lilaj, koordinator i reanimacionit për situatën nga COVID-19 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i tha BIRN se kishte mjaft raste me pacientë që vinin të rënduar në spitale, për shkak të trajtimit jo të plotë ose jo të duhur në shtëpi me bombula ose pajisje elektrike oksigjeni.

“Oksigjeni është medikament dhe marrja në sasi të mëdha e tij apo jo në kushtet e duhura, njësoj si medikamentet e tjera ka dëmet e tij,” tha Lilaj.

Ai megjithatë pranoi se numri i specialistëve që duhej të monitoronin situatën ishte i pakët dhe kërkesa e krijuar nga pandemia e COVID-19 ishte e madhe.

AKBPM nuk iu përgjigj një kërkese për informacion nëse kishte apo jo ndonjë kontroll mbi tregun e lulëzuar rishtazi.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.