Presidenti i zgjedhur i amerikanëve, Joe Biden ka bërë postimin e tij të parë në Twitter për Ditën e Inagurimit, vetëm disa minuta pasi Donald Trump la Shtëpinë e Bardhë.
“Është një ditë e re në Amerikë”, shkroi Biden.
Veprimi i parë që do të bëjë Joe Biden si President i SHBA do të jetë nënshkrimi i urdhrave për të zhbërë ato që miratoi Donald Trump. Një prej tyre përfshin ndalimin e ndërtimit të murit kufitar, zbatimin e mbajtjes së maskës dhe përfundimin e ‘ndalimit të myslimanëve’.
Pasi të betohet në zyrë në ceremoninë e inagurimit të mesditës të mërkurën, Biden do t’i japë fund deklaratës kombëtare të emergjencës në kufirin SHBA-Meksikë, e cila lejoi Trump të devijonte miliarda persona nga Departamenti i Mbrojtjes në ndërtimin e murit të kufirit jugor.
Në një premtim për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, Biden do të japë një tjetër urdhër për mbajtjen e maskës dhe distancimin shoqëror në të gjithë ndërtesat gjatë orarit të punës.
(A.M/Faxweb.al)