Në kohën që Parlamenti ka mbetur pa opozitë, kryeministri Rama ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me veprimin e opozitarëve për të djegur mandatet.
Kryeministri Edi Rama la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me ta është ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakoshme e qeveria tranzitore e kërkuar nga opozita.(Lexo këtu)
Ndër të tjera kryeministri fajësoi aksionin e opozitës, duke paralajmëruar që ky veprim i saj, do të jetë shkak për një goditje fatale për çeljen e negociatave me BE-në.
“Koha kur drejtësia e re do të ndajë akuzën nga krimi, do të ndajë politikanët që flasin nga maja e takave firmato.
Është ditë e keqe për demokracinë shqiptare kjo e sotmja është e dëmshme. Është fatkqesia e përsëritur e këtij vendi kur goditet nga bijtë e vet.Është goditje fatale që mund të ndikojë në vendimin për hapjen e negociatave.
Nuk jam këtu sot për të fajësuar opozitën, por nuk jam i qetë që opozita është kthyer në shqetësim serioz për SHBA e për vendin. Kjo opozitë e ka lënë prej kohësh këtë vend pa një sfidant të qeverisë. Opozitën nuk e zgjedhim por e pranojmë pa kushte si shprehje të pakicës.”- u shpreh Rama.
(M.Q/Faxweb.al)