Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e kësaj të enjtejej se kryeministri Rama është kthyer në satelit të liderit të opozitës.
Duke komentuar sulmet dhe talljet e Ramës, Basha tha në Opinion se kryesocialisti e monitoron edhe kur fle gjumë. Sipas Bashës, Rama merret me të, pasi nuk ka se çfarë t’u thotë shqiptarëve.
“Merret me veshjen time, me flokët madje me monitoron dhe orarin e gjumit. Është kthyer në satelitin e fushatës time, në satelitin tim. Tregon që fushata ime ia ka arritur qëllimit.
Kjo është fushata e tij, sateliti im. Luli këtu, Luli aty. Si vishet, flokët, kur fle gjumë. Klloun. Nuk ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve.”, tha Basha.
(E.H/Faxweb.al)