Inxhinierja Luljeta Bozo ka mbajtur fjalën e saj në nisjen e fushatës së socialistëve, ku kërkoi që shqiptarët ti japin besimin Edi Ramës. Sipas inxhinieres vetëm Edi Rama dhe partia socialiste do të mund ta bëjnë Shqipërinë, dhe të çojnë përpara reformat e vështira të vendit.
“Unë e kam parë se çfarë arriti PS nqë këto 8 vite, si u rrit niveli i jetesës, shërbimeve, në të gjitha fushat ka pasur përparime, kjo është një forcë progresiste që punon për njerëzit e thjeshtë, dhe ne do të vazjdojmë të bëjmë reforma më të mëdha se ato që kemi bërë deri tani.
I gjithë programi i PS bazohet në energjinë e pashtershme të popullit tonë, dhe besimin që ka në një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur. I ftoj të gjithë njerëzit, që të bëjnë zgjedhjet e duhura.
PS do të rilindë nga e para Shqipërinë që u shkatërrua nga një forcë natyrore. Është bërë një reformë e paimagjinueshme në drejtësi, dhe në fund ne do të jemi një vend i begatë, i ftoj të gjithë që të votojnë për këtë forcë politike, që është vetëm për popullin e thjeshtë dhe me një vizion të jashtëzakonshëm”, tha Bozo.