Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Është akuzuar se do e përdorë vaksinën për të kontrolluar njerëzit, reagon Bill Gates: Kush duhet ta përdorë

Në një kohë kur është akuzuar se do të përdorë vaksinën kundër Covid 19, për të kontrolluar qytetarët përmes vendosjes së mikroçipeve, miliarderi Bill Gates, ka bërë thirrje që ajo të përdoret për njerëzit në nevojë dhe jo për ata që kanë para.

“Nëse do të lejojmë që ilaçet dhe vaksinat të blihen nga ata që kanë para, në vend që të shpërndahen te njerëzit dhe vendet ku është më e nevojshme do të kemi një pandemi që do të zgjasë, do të jetë padrejtë, dhe më vdekjeprurëse,” tha Gates.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës të drejtë që të marrin vendime të vështira për shpërndarjen e vaksinës bazuar në kapitalin e tyre, jo vetëm në faktorët e drejtuar nga tregu.”

Komisioni Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë paralajmëruar për një ‘konkurs” jo të ndershëm në shpërndarjen e vaksinave, ndërsa disa zyrtarë në Uashington kanë treguar që ata do t’i jepnin përparësi banorëve të SHBA.

Gates tha se përpjekjet e filluara dy dekada më parë për të lu.ftuar krizën globale të HIV / AIDS , në të cilët u bashkuan të gjitha vendet e botës përfshirë dhe Afrikën, mund të shërbejnë si një model në mënyrë që ilaçet COVID-19 të jenë gjerësisht të arritshme.

Si shembuj ai tregoi Fondin Global të krijuar në 2002 për të luftuar SIDA-n, tuberkulozin dhe malarian dhe planin e urgjencës së presidentit amerikan për të shpërndarë ilaçe te njerëzit që luftojnë me disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë.

“Një nga mësimet më të mira në luftën kundër HIV / AIDS është rëndësia e ndërtimit të këtij sistemi të madh, të ndershëm global për shpërndarjen e ilaçeve për të gjithë,” tha Gates.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *