Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Perla e radhës nga Kuvendi/ Deputeti reciton “Moj Shqypni, e mjera Shqypni” por ngatërron shkrimtarin

Për të treguar gjendjen ku ndodhet Shqipëria dhe drejtuesit që e udhëheqin, gjatë fjalës së tij në Kuvend deputeti i opozitës parlamentare recitoi poezinë e “O moj Shqypni, e mjera Shqypni”, por minutat treguan se Ervis Meço, di vetëm poezinë dhe jo autorin e madh që e ka shkruar.

Ai ngatërron autorin duke thënë se kjo poezi është shkruar nga At Gjergj Fishta. Por në fakt është shkruar nga shkrimtari Pashko Vasa.

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n’hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Për çfarë burrash e ka pasur at Gjergj Fishta, burra dinjiteti që i gjen në letërsi jo nga këta modernët e sotëm që çorapet Armani i blejën të reja për të mbuluar thonjtë e kënbëve të vrara për nga origjina e punës që vijnë në kohë para viteve ’90. Klithma vijon,”- recitoi deputeti në Kuvend.

Ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën e menaxhimit të situatës së pandemisë duke thënë se ka braktisur njerëzit dhe bizneset.

“Laboratori eksperimental i Surrelit që pas shpalljes së karantinës nga njerëzit në kaos ekonomik, tek biznesi i vogël dhe punëdhënsi i madh janë lënë të braktisur. Nomiklatura vazhdon propagandën dhe ngop shqiptarët me lugë boshe si amistia që nuk i shërben qytetarësh por një grup oligarkësh për të pastruar paratë e pista”, shtoi ai.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *