AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha
U kërkua burg për Ervin Salianjin për çështjen “Babale”, reagon Basha: Këto janë dy prokurorët që u përdorën nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas pretëncës që Prokuroria dha sot për ish-deputetin Ervin Salianji, për çështjen “Babale”, e cila ka këkruar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove.
Basha shkruan se Rama ka përdorur dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sipas tij skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës.
“30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.
Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur.”- shkruan Basha.
- Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes8502 votes 53%8502 votes - 53% of all votes
- PS 28%, 4539 votes4539 votes 28%4539 votes - 28% of all votes
- Nuk do të votoj 9%, 1492 votes1492 votes 9%1492 votes - 9% of all votes
- LSI 5%, 785 votes785 votes 5%785 votes - 5% of all votes
- Të tjera 4%, 666 votes666 votes 4%666 votes - 4% of all votes