Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘’Erioni ka punuar”, Manjani kundër Kryemadhit: Veliaj nuk qullosi gjë, ka pasur luks buxhetor. S’ma ndryshon dot bindjen partia

Ish-Ministri Ylli Manjani I ka dalë kundër kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se  Erion Veliaj ka bërë punë të mira për Tiranën.

Manjani shprehet se ai i ka idetë e qarta se Veliaj nuk qullosi gjë në kohën e G99-tës, ndërsa nën drejtimin e Tiranës ka pasur një luks buxhetor që nuk e ka pasur as vetë Edi Rama.

Manjani shton se togfjalëshi ‘’Erioni ka punuar”, është rrënjosur nga mediat që marrin para për të bërë propagandën e Veliajt.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Për Erionin që “ka punuar”.

Vijoj të mendoj se Erion Veliaj nuk e meriton dot më mbështetjen dhe votën time. Llogjikshëm edhe të gjithë atyre, si unë që e votuam në 2015-ën.

Erioni nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat na mori votën, por improvizoi punë të prapambetura të Bashës, por me vizatimet e Ramës.

Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Nile do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës.

Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme.

Mashtrimi dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë janë krye-arësyet për të braktisur një të zgjedhur.

Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben. Shifrat dhe llogjika e thjeshte na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave.

Luksin buxhetor që pari Erioni nuk e ka pas as vetë Edi Rama. Lulzim Basha jo e jo. 

Erioni pari luksin qe kostot e bashkisë tja faturojë 100% qeverisë dhe Edi Ramës. Është zyrtari tipik që ngjan me mizën e kalit që bërtet se po tërheq karrocën.

Bashkia e Erion Velisë u shqua për qoka mediatike, për daravitje interesash dhe përcarje ndërmjet qytetarëve, si asnjëherë tjetër më parë.

Ndoshta Erioni mund të përgatitet të drejtojë një parti si PS, se me G99 nuk qullosi gjë. Por, këtë nuk mund të lejohet ta bëjë nga Bashkia.

Ska përse Kryeqyteti të paguajë përjetësisht kostot e kryetarëve që duan të bëhen kryeministra dhe kryetar partish!

Nëse vërtetë Rama ka një ide të mos e mbështesë Erionin për rikandidim (gjë që nuk e besoj) do bënte vërtetë një gjë të mirë për kryeqytetin dhe për vetë mjedisin politik.

Në çdo rast kush i jep mbështetje politike modelit Veliaj për të përdorur bashkinë për politikë, i bën dëm kryeqytetit.

E kam bindje këtë gjë, dhe as top e as partia nuk ma ndryshon dot!

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *