Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News për aferën e inceneratorit të Sharrës duke thënë se ishte bërë gati nga kryebashkiaku i mëparshëm, Lulzim Basha.
Veliaj u shpreh se ka zbritur me 30% investimin dhe ka kursyer 3 milionë euro, ndaj i përgjigjet akuzave të Bashës me pyetjen përse mërzitet kur kursehen paratë publike.
“Kishin bërë një aferë gati. Të harxhojmë 24 milionë për sistemin, investimin dhe pastaj nga ai moment 37 euro për ton. Ne e kemi çuar në 29, 30% më pak dhe 0 për investimin. Ti thua se si investim, bëje vet, unë kam detyrim që për çdo ton të të paguaj dhe për aq kohë sa është më pak, është fitimi. Kështu që kjo është më se e verifikueshme se duket çfarë ka firmosur Lul Basha, çfarë kemi firmosur ne. Ju thoni çfarë janë 8 euro më shumë, janë 1000 ton në ditë, janë 8000 euro në ditë, në 365 ditë janë 3 milionë euro.
Qartazi, vajtojnë se pyetja që unë kam, nëse kjo u bëka me 3 milionë euro më pak, pse duhet të vazhdonim me atë të Lulit? Këtu prap lind një dyshim. Do të thotë që t ii kishe mbyllur disa marrëveshje dhe për diçka që mund të bëje më pak, insiston që mund të bëhet me më shumë këtu kërcet dicka. Basha duhet të sqarojë përse mërzitet kur ne kursejmë para publike. Nëse do e kishim rritur 30%, do ishte e vështirë të jepnim përgjigje”, tha Veliaj. (A.M/Faxweb.al)