Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Ndahen çmimet për ‘Librin e Karantinës/ Befason i riu nga Librazhdi: Ja kujt ja dedikon

Në mes 82 nënshkrimeve të dorëzuara, juria e konkursit ‘Libri I Karantinës’ ka përzgjedhur 3 autorët fitues. Juria e konkursit ka vlerësuar tematikat e sjella në konkurs, si dhe nivelin artistik që tejkaluar moshën e re të konkuruesve.

‘Libri i Karantinës’,konkursi që priti në gjirin e tij 82 dorëshkrime anonime ka finalizuar tre autorët fitues. Dita e ceremonisë së ndarjes së cmimeve përkon me një ngjarje të trishtë të 44 viteve më parë, ku diktatura komuniste vrau dy poetë në Librazhd, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën, siombolikën e të cilës e përcolli në ceremoni një nga autoret fitues, i riu nga Librazhdi, Ervin Nezha.

Përvec tregimeve të Ervin Nezhës , janë vlerësur si fitues dhe Vera Bekteshi me veprën grupi Bella Ciao si dhe autori tjetër fitues nga Kosova Lum Gashi me romanin Iliri. Ne 82 dorëshkrimet ajo çfarë ka spikatur nga ana e jurisë, ka qënë tematika e dramava social politike, familjare apo individuale, dhuna në familje, romanet që krijojnë shamngie apo ato filozofike, si dhe rëfimi i ndërlidhur me dialogun. Anëtarët e jurisë kanë vlerësuar nivelin artistike të konkurseve që ka tejkaluar moshën e tyre të re.

Për drejtuesen e QKLL Alda Bardhyli, do të ketë vijimësi të formateve të tilla që kanë si qëllim nxitjen e shkrimit shqip.

Gjatë ceremonisë ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti si dhe emra të njohur të letrave shqipe që bënë ndarjen e cmimeve dhe vlerësimeve për autorët fitues të Librit të Karantinës. (Edona Haklaj/ Fax News)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *