Aktivisti dhe pedagogu i njohur Erion Kristo ka bërë një deklaratë të fortë për situatën e korònavirusit në vendin tonë duke thënë se kèrcënuan jetët e njerëzve pasi i ízoluan në shtëpi si të ishin në gjákmarrje. Gjatë emsionit “ODA” nga gazetarja Edona Haklaj në Fax News, Kristo theksoi se QSUT është vatra më e madhe e ínfeksionit pasi nuk i respektuan rregullat që thonë vetë.
“Një kohë e mërzitshme. Njerëzit u mbyllën brenda sikur ishin në gjákmarrje por nuk dinin arsyen. Dèshtim i madh fakti i mbylljes pa arsye, dhe teprimi i dhùnës pòlicore deri në kufijtë e të parasyeshmes.
Kemi të paktë dy muaj që jemi kaladibrance mbi njëri tjetrin, dhe do ishte bërë hata e madhe. Nuk mund të jetojmë në krahët e dhímbjes vetëm se dikush mendon se ka të drejtë kur s’ka të drejtë fare.
Ta them shkoqur, nqs ka një OBSH që nuk e ka idenë se ca thotë nga mgjesi deri në darke, ka dhe ca mjekë të cilët lexojnë atë qe OBSH thotë, atëherë jemi në díktaturën e plotë të mjekëve.
Mjekët kanë ushtruar një lloj terrorizmi, le të shajnë figurën time sa të duan. Këto komunikimet e mjekëve në Shqipëri, janë njësoj si ato të ISIS-it. Përdorin fjalët e shkencës sikur janë vetë shkenca. Inteligjenca nuk u pa askund në këtë periudhë, për 1500 vetë që sèmurën nuk mund të rrinë mbyllur 1 milion e gjysëm.
Unë nuk e di nëse mjekët na shpëtuan jetën, po e them hapur dhe nuk e di në e ka thënë njeri tjetër këtë publikisht, mjekët kèrcënuan jetët e njerezve. Doni t’ua them pse? QSUT është vatra më e madhe e ínfeksionit, atëherë shteti ka sèmurur njerëzit, mjekët sëmurèn njerëzit, sepse njerëzit nuk zbatuan vetë rregullat që thonë vetë.
Kush është përgjegjës për QSUT? Kush është përgjegjës që nnjë individ shkoi të kurohej për zemren, dhe u infektua apo vdiq nga Covidi? Kush janë këta njerëz që thonë përgatituni për më të keqen? Përgatituni ju, ju jeni shteti, pse të përgatitem unë? Je ti ai që duhet të përgatitesh.
Kristo ka folur dhe për ndikimin e periudhës së vírusit në kulturë dhe letërsi. Për Kriston ka qënë një periudhë e mërzitshme dhe e fríkshme:
“Letërsia ka qenë nga pasionet e para të jetës sime. Letërsinë nuk e lashë asnjëhere, iu riktheva. Kam përkthyer libra për fëmijë dhe filozofikë. Kam një detyrim për fëmijët, të lë një gjurmë për ta. Kultura është një nga dhímbjet e mia të mëdha.
Nuk është ambícia ime të mërrem me politikë, nuk e shoh veten si këta me kurora në kokë.
Ka qenë periudhë e vështirë, për veten time ka qene një periudhë e errët, kisha fríkë shumë, jo nga Còvidi. Më vinte ínat se kam ca libra pa mbaruar, dhe do thoshin mirë që vdiq, por vdiq nga virusi, aq plèhrë ishte sa e vdíq vírusi”, tha Kristo.