Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Erion Kristo: Na thanë se njerëzit urinojnë në det ndaj nuk ju lejojmë, merret Covidi përmes saj (VIDEO)

Erion Kristo bëri i pari deklaroi se sot pasdite do të dilte shëtitje kundër urdhërit të qeverisë tek Parku i Liqenit artificial, ndërsa e ka konsideruar vendimin si të palogjikshëm dhe që nuk përbën asnjë bazë ligjore.

Kristo tha se qytetarët duan të shkojnë në park dhe në plazh, ndërsa ka bërë edhe ironi me teoritë e nxjerra për rrugët e marrjes së koronavirusit. Atij i janë bashkuar dhjetra qytetarë të tjerë që po ashtu kanë shpërfillur masat dhe vendimet e pa deklaruara zyrtarisht dhe mbi baza ligjore të qeverisë.

“As maska nuk do vëmë, shikoni sa njerëz janë, të gjithë duan liri, s’ke as parti politike, as s’po kërkojmë të bie qeverias, as të ministri që dhunoi njerëzit, as ministres që vodhi lekët me maska. Për ata që na shkatërruan jetën nga koka tek këmbët me beton s’ka ligj. Unë nuk shikoj ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Na lejoni të dalim nga liqeni, duam të bëjmë plazh. Doni t’ju them një humor të më shajnë ata të Shqupit se janë bashkë me ata të Pallatit të Kongreseve, ai ka dalë komplet lakuriq, njerëzit futen në plazh dhe derdhin urinën thonë, me urinën transmetohet Covidi”, tha Kristo.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *